Talebanët u ndalojnë afganëve rrugën për në aeroport ! Nuk ka shtyrje afati për evakuimet

Talebanët u ndalojnë afganëve rrugën për në aeroport ! Nuk ka shtyrje afati për evakuimet

Talebanët nuk do të lejojnë që shtetasit afganë të shkojnë në aeroportin e Kabulit, për shkak të situatës kaotike atje, ka deklaruar ditën e sotme zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid.  Gjatë një konference për media, ai tha se njerëzit e mbledhur në aeroport duhet të shkojnë në shtëpi, duke shtuar se siguria e tyre do të garantohet.

 “Ne kërkojmë nga amerikanët, që të mos inkurajojnë afganët që të largohen... ne na duhet talenti i tyre”.

Ndërkohë që gjatë konferencës së sotme Mujahid tha se nuk mendon se afati për evakuimin nga Kabuli do të shtyhet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka thënë se ai shpreson që deri më 31 gusht të mund të tërhiqen të gjitha forcat amerikane, por ai po përballet me presion nga aleatët evropianë dhe Britania që ky afat të zgjatet,  tëmë për të cilën do të diskutohet edhe në samitin online të G7.

Sipas Mujahid, ka kohë të mjaftueshme që shtetasit e huaj të largohen deri më 31 gusht dhe tha se talebanët “nuk janë në favor” që shtetasit afganë të lejohen të largohen.

Zëdhënësi i talebanëve tha po ashtu se mediat afgane kanë rifilluar punën dhe po ashtu janë rihapur spitalet, shkollat, universitetet dhe qeveria lokale.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme raportohet në mediat ndërkombëtare se drejtori i CIA -s William Burns është takuar me udhëheqësin talebanë Abdul Ghani Baradar në Kabul, edhe pse një takim I tillë nuk është pranuar publikisht nga palët.

Talebanët morën kontrollin e kryeqytetit afgan, Kabul më 15 gusht, teksa forcat amerikane kishin nisur që të tërhiqeshin nga Afganistani. Nga frika nga talebanët, mijëra afganë ia kanë mësyrë aeroportit të Kabulit për të ikur nga shteti.

Rreth 50.000 të huaj dhe afganë janë larguar nga Afganistani përmes aeroportit të Kabulit, që prej se talebanët morën kontrollin e Kabulit dhe mijëra burra, gra dhe fëmijë të dëshpëruar presin fluturimin e radhës për tu larguar nga vendi. Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në përpjekje për t’u larguar nga të shtënat dhe turmat që shkelnin njëri-tjetrin , duke të dhënë shembujt e vërtetë të luftës për mbijetesë.

Ndërkohë që UNICEF ka deklaruar se 10 milionë fëmijë në të gjithë Afganistanin kanë nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar. Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëron se rreth 1 milion fëmijë afganë parashikohet të vuajnë nga kequshqyerja gjatë këtij viti dhe mund të humbin jetën pa marrë trajtim shëndetësor.

 


Lajmi kryesor:

Talebanët u ndalojnë afganëve rrugën për në aeroport: S'ka shtyrje për evakuimet! Biden 'dorëzohet': SHBA tërheq trupat në 31 gusht! Shefi i CIA-s takohet me liderin e grupit radikal


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis