Talebanët u zotuan se do të zhduknin heroinën, por tashmë afganët po drogojnë edhe qentë (FOTO)

Talebanët u zotuan se do të zhduknin heroinën, por tashmë afganët po drogojnë edhe qentë (FOTO)

Qentë duke u droguar

Nuk është e pazakontë të shohësh djem të rinj, por edhe burra që tymosin heroinë në zonat periferikë te Kabulut, në Afganistan.

Përdorimi i drogës nuk është i ndaluar në kryeqytetin afgan, pavarësisht se talebanët janë zotuar të ndalojnë prodhimin e drogës dhe të trajtojnë varësinë ndaj substancave narkotikëve.

Por ajo që mund të jetë më befasuese për ata që kalojnë nëpër zonë është pamja shqetësuese e heroinës që u jepet qenve endacakë që enden në zonë. Siç shihet në fotot e publikuara nga mediat ndërkombëtare, shfaqet një qen endacak, të cilit i kanë vendosur një shishe plastike mbi hundë, ndërsa një persona fryn tymin e heroinës.

Sipas asaj që tregon, Ahmad, (jo emri i tij i vërtetë), dhënia e heroinës ndaj qenve endacakë, të cilët po vuajnë të njëjtat efekte varësie si edhe njerëzit, bëhet që ata të kthehen sërish në të njëjtën zonë, ku ofrojnë ngrohtësi dhe shoqëri për endacakët dhe të varurit nga droga gjatë dimrit të ashpër.

Pas marrjes së pushtetit në gusht të këtij viti, talebanët u zotuan se do të luftonin të zhduknin varësinë ndaj lëndëve narkotike, si dhe të eliminonin prodhimin dhe trafikimin e heroinës në Afganistan. Janë raportuar edhe raste në Kabul, kur policia ka dhunuar të pastrehë të varur nga droga ose i ka çuar ata në qendra rehabilitimi. Megjithatë, ky fenomen duket thuajse i pamundur që të zhduket plotësisht.

Pas marrjes së pushtetit në gusht, talebanët u zotuan se do të lejonin përdorimin e narkotikëve dhe do të eliminonin prodhimin dhe kontrabandën e drogës në Afganistan. Por ka pasur raportime në Kabul për policët talebanë që kanë grumbulluar dhe rrahur të pastrehë të varur nga droga ose i kanë çuar me forcë në qendrat e rehabilitimit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren