Keqardhje është ndjesia e kryeministrit Rama për ish-presidentin Ilir Meta. Në këndvështrimin e tij, Metën, “një talent”, e përpiu pushteti, të cilin e quan “kafshë e përbindshme.” Sa për mbajtjen në qeli të kryetarit të Partisë së Lirisë, thotë se paraburgimi i gjatë është i pajustifikuar.
“Për Ilir Metën ndiej keqardhje. Ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është kafshë e përbindshme, është zor ta mbash. Ka ngrënë e ka futur ndër vete shumë burra. Nuk e mbajti dot peshën e pushtetit dhe përfundoi si përfundoi, u katandis në një personazh qesharak. Sa i përket paraburgimit, nuk është sekret që unë kam rezerva shumë serioze për praktikën e paraburgimit. Jemi një vend në rekord të zi dhe asnjë paraburgim, përjashto ato të krimit të organizuar që mirë bëjnë, nuk shoh asnjë paraburgim të gjatë të justifikuar”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
‘Sazani’/ Rama: S’ka shitje, shteti do të jetë partner! Nano e Berisha tentuan ta kthenin në destinacion turistik, 2 projekte të tjera gjatë qeverisjes sime nuk u realizuan






