Në orët e para të ditës së sotme u luajt gjysmëfinalja e Kupës së Amerikës mes Brazilit dhe Argjentinës e cila i përmbushi të gjithë pritshmëritë. Duke lënë menjëanë fitoren e ‘seleçaos’ përgjatë 90 minutave nuk munguan kartonat, grinta, shtyllat, transversa e shumë detaje të tjera të cilat e bënë lojën mjaft emocionuese.
Gjithashtu për t’u veçaur ishte edhe një truk i futbollistit Foyth, i cili bëri për ‘ujë të ftohtë’ Philipp Coutinho-n. Mbrojtësi argjentinas për një moment ndryshoi rolin me Brazilian, duke realizuar një lëvizje që do ta kishte zili kushdo dhe që për momentin po bën bujë në rrjetet sociale.