Pranon ulje rroge, Coutinho telefon Kloop-in: Më rikthe te Liverpool-i

Pranon ulje rroge, Coutinho telefon Kloop-in: Më rikthe te Liverpool-i

Philippe Coutinho mund të rikthehet në verë te Liverpool. Braziliani i blerë nga Barcelona në janarin e 2018 nuk po gjen hapësira as te Bayern Mynchen ku është i huazuar që prej fillimit të sezonit. Për këtë arsye sipas ‘The Sun’ 28-vjeçari ka telefonuar Jurgen Kloop, trajnerin e Liverpool-it, skuadër ku Coutinho pati shkëlqimin e tij.

Për të bërë të mundur rikthimin në Anfield, Coutinho është vetëofruar të ulë pagën, pasi aktualisht fiton 220 mijë dollarë në javë, 20 mijë më shumë se Salah. Gjithsesi problem mbetet çmimi i kartonit, për të cilin Barcelona pagoi 150 mln euro në 2018.

Për shkak edhe të krizës që ka shkaktuar koronaviurisi Liverpool hoqi dorë nga sulmuesi Timo Werner dhe si rrjedhojë do të tentohet një zbritje. Në çdo rast Liverpool-it do t’i duhet të marrë kredi, por ‘the reds’ kanë një avantazh pasi një pjesë të çmimit Barcelona ende s’ia ka paguar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)

Aksident në aksin Lezhë-Milot/ Makina përplas 16 vjeçarin (EMRI)