Talenti Granit Xhaka: Jam zhgënjyer nga Basel, do iki në fund të sezonit

Talenti Granit Xhaka: Jam zhgënjyer nga Basel, do iki në fund të sezonit
Mesfushori i talentuar kosovar i Baselit, Granit Xhaka, do të largohet nga kjo skuadër në merkaton e verës. Lajmi konfirmohet vetë lojtari, i cili shprehet i zhgënjyer me drejtuesit e Baselit. Ky futbollist ka kontratë me kampionët zviceran deri në verën e vitit 2015.

“Drejtuesit e Baselit kanë kërkuar nga unë që ta vazhdoj kontratën me ta edhe për një vit, mirëpo unë kam vendosur së bashku me familjen time dhe menaxherin tim, ta ndërpresim bashkëpunimin me këtë klub. Jam i zhgënjyer me drejtuesit e kësaj skuadre për disa arsyeje, të cilat nuk dua t’i bëjë publike. Rëndësi ka fakti që do të largohem nga Baseli, në verën e këtij viti”, ka deklaruar Xhaka. 19-vjeçari konsiderohet ndër mesfushorët më të talentuar në Zvicër.

“Është e vërtetë se Bayern ka treguar shumë interesim për mua. Megjithatë, ndoshta nuk është mirë që aktualisht të kaloj te Bayerni. Në këtë skuadër konkurrenca për një vend në 11-shen e parë është shumë e madhe. Unë nuk jam i interesuar që të luaj si rezervist nga 10 minuta. Më mirë të shkoj në ndonjë klub më të vogël e të luaj si titullar” tha Granit Xhaka

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta