Juventus ka marrë një fitore me përmbysje rezultati ndaj skuadrës së Milanit. Kjo ndeshje edhe pse u zotua më shumë nga skuadra e Milanit, rezultati përfundoi 2-1 në favor të "Zonjës së Vjetër".
Në minutën e 39' ishte bomberi i Milan-it që shënoi gol duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Ndërsa pjesa e dytë Juventus e nisi me më shumë ritëm, ku në minutën e 60' gjyqatri akordoi një penallti e cila u shëndërrua në gol nga Paulo Dybala.
Kur ndeshja u duk se do të shkonte në barazim, ka qënë talenti i ri Moise Kean i cili kaloi në avantazh Juventusin në minutën e 84'. Tashmë Juventusi është vetëm një fitore larg titullit kampion. Ndërsa Milani tashmë mbetet në kuotën e 52 pikëve.
Talenti i ri i Juventusit përmbys rezultatin ndaj Milanit dhe çon 'Zonjën e Vjetër' vetëm një fitore larg titullit kampion
Komento