Sulmuesi kosovar, Valon Berisha, ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij, Viking ndaj Rosenborgut. Berisha golin e parë e shënoi në minutën e 31-të, derisa golin e dytë në minutën e 89-të, në ndeshjen miqësore.

Valon Berisha 19-vjeçar nga ekspertët e futbollit në Norvegji vlerësohet një nga talentet më të mëdha të këtij vendi. Ai, në sezonin e shkuar pati paraqitje të mira te Vikingu dhe me këto paraqitje bindi edhe trajnerin e përfaqësuese së Norvegjisë ta ftojë në ekipin A.

Me kombëtaren e Norvegjisë, Valon Berisha ka luajtur tre ndeshje. Me Vikingun ka kontratë deri në fund të vitit 2013.