Talenti norvegjez Odegaard zgjedh
Realin, kontrata deri më 2018-tën

Talenti norvegjez Odegaard zgjedh<br />Realin, kontrata deri më 2018-tën
Reali i Madridit ka bërë një tjetër goditje të madhe në merkato. Talenti norvegjez Martin Odegaard ka zgjedhur për të vazhduar karrierën me 10 herë kampionët e Europës duke refuzuar ofertat e Bayernit, Çelsit, Arsenalit dhe Barcelonës.

Në marrjen e vendimit sipas mediave ka ndikuar dëshira e lojtarit për të qenë nën urdhrat e trajnerit Anceloti, por edhe të legjendës franceze, Zidane. Stromsgodset dhe Reali kanë nisur bisedimet për të përcaktuar detajet e transferimit të Odegaard.

Marrëveshja mund të mbyllet për 2 milionë euro. Kontrata e Odegaard me Realin e Madridit do të firmoset deri më 2018.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole