Talenti shqiptar Bytyçi pranë transferimit te Manchester City

Talenti shqiptar Bytyçi pranë transferimit te Manchester City
Mesfushori shqiptar Sinan Bytyçi është pranë transferimit te skuadra e famshme angleze Manchester City, bëri të ditur "derStandard.at". Bytyçi 17-vjeçar, që është pjesë e skuadrës austriake Admira, pritet t'i bashkohet Akademisë së City.

Deri te kompletimi i transferimit ka mbetur vetëm të rregullohen disa detaje mes skuadrës Admira dhe asaj angleze City, ka bërë të ditur menaxheri i Admiras, Alexander Friedl.

"Duket mjaft mirë. Ne e shohim këtë si përkrahje të punës sonë dhe nuk duam ta pengojmë", ka thënë Friedl. Javën e ardhshme mund të arrihet një marrëveshje mes klubeve. Bytyçi aktualisht gjendet te skuadra angleze Manchester City.

Tek ":Citizens" ai ka kaluar nga një javë në prova. Lojtari nga Kosova ka luajtur tri ndeshje me Përfaqësuesen U-17 të Austrisë dhe pritet të jetë pjesë e U-18 të Austrisë. Bytyçi, që është nga Prizreni, kaloi në radhët e skuadrës Admira Wacker në verën e vitit 2009, nga skuadra tjetër austriake Austria Kaernten. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta