Talibanët afganë festojnë 2-vjetorin e kthimit në pushtet

Talibanët afganë festojnë 2-vjetorin e kthimit në pushtet

Talibanët kanë shënuar përvjetorin e dytë të kthimit në pushtet në Afganistan, duke festuar në Kabul, ku kanë pretenduar se kanë kthyer sigurinë në gjithë shtetin sipas sistemit islamik.

Teksa forcat e huaja, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara janë përgatitur për t’u tërhequr nga Afganistani, talibanët kanë hyrë në kryeqytetin afgan më 15 gusht 2021, veprim që ka rezultuar me shpërbërje të ushtrisë afgane dhe ikje të presidentit të atëhershem Ashraf Ghani nga shteti.

“Në përvjetorin e dytë të marrjes së Kabulit, ne dëshirojmë të përgëzojnë kombin tonë muxhahid të Afganistanit dhe kërkojmë të falënderoni Allahun për këtë fitore të madhe”, ka thënë zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid, përmes një deklarate.

Ai ka pretenduar se Afganistani është duke e shijuar paqen që nuk është përjetuar me dekada, mirëpo Kombet e Bashkuara kanë thënë se kanë regjistruar dhjetëra sulme ndaj civilëve – disa besohet se janë kryer nga rivalët e talibanëve brenda shtetit.

Për shumë gra, të cilat kanë gëzuar shumë liri përgjatë dy dekadave të prezencës së forcave perëndimore në këtë shtet, kthimi i talibanëve në pushtet ka qenë goditje e madhe.

“Janë bërë dy vite që kur talibanët janë kthyer në Afganistan. Dy vjet prej kur është përmbysur jeta e grave dhe vajzave, të drejtat e dhe e ardhmja e tyre”, ka thënë Amina Mohammed, zëvendës-sekretare e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, përmes një deklarate.

Masat e sigurisë kanë qenë të ashpra të martën në Kabul, ditë e shpallur festë kombëtare.

Luftëtarët talibanë, mbështetësit dhe disa banorë të Kabulit, janë mbledhur nëpër rrugë dhe kanë ecur me makina ngadalë.

“Sot kam ardhur për të festuar përvjetorin e dytë të talibanëve. Ka qenë dita kur armiku i Afganistanit është dëbuar nga shteti ynë, prandaj kam ardhur të festoj”, ka thënë banori Sayed Hashmatullah Sadat.

Fillimisht talibanët kanë tentuar t’i sigurojnë afganët dhe komunitetin ndërkombëtar se janë moderuar, dhe janë zotuar se do t’i respektojnë të drejtat e njeriut dhe shtypit.

Mirëpo, dy vite pas kthimit në pushtet dhe rrëzimit të Qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi, islamistët e linjës së ashpër kanë dështuar që t’i zbatojnë premtimet e tyre dhe vazhdimisht i kanë kufizuar liritë e grave, i kanë shtypur zërat kundërshtues dhe kanë prezantuar forma brutale për ta vënë drejtësinë në vend./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë