Talibanët rikthejnë ekzekutimet në publik, pushkatohet një person në mes të një province

Talibanët rikthejnë ekzekutimet në publik, pushkatohet një person në mes të një province

Luftëtarët talibanë

Administrata talibane e Afganistanit ka dënuar me vdekje një person, duke e ekzekutuar atë në publik.

Ky është ekzekutimi i parë në publik që kur grupi militant rimori pushtetin në Afganistan gushtin e kaluar.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, tha më 7 dhjetor se zyrtarët e lartë të grupit morën pjesë e ekzekutimit të një burri nga qarku Injil në provincën Herat. Ai pretendohet se ka pranuar se ka vrarë një person me thikë dhe i ka vjedhur motoçikletën dhe telefonin, gjatë një grabitjeje pesë vjet më parë.

Disa zyrtarët të lartë talibanë, përfshirë edhe zëvendëskryeministrin Abdul Ghani Baradar, ishin prezentë gjatë ekzekutimit, tha zëdhënësi i Qeverisë, Bilal Karimi. Përveç Baradarit, i pranishëm ishte edhe ministri i Brendshëm, Sirajuddin Haqqani dhe udhëheqësit e gjyqësorit dhe dikastereve të tjera qeveritare.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se ekzekutimi i krye në pjesën perëndimore të Afganistanit.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka shprehur “shqetësim të thellë” lidhur me ekzekutimin në publik, tha zëdhënësja e tij, Stephanie Tremblay.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. OKB-ja është kundër dënimit me vdekje”, tha ajo dhe shtoi se OKB-ja bën thirrje për rikthimin e moratoriumit për dënimet me vdekje në Afganistan.

Talibanët morën kontrollin e Afganistanit gushtin e kaluar, në kohën kur trupat ndërkombëtare u tërhoqën nga shteti, pas dy dekadash.

Grupi militant ka kufizuar të drejtat e grave dhe vajzave sa i përket punës dhe arsimimit.

Shumica e shteteve të botës nuk e njohin Qeverinë e udhëhequr nga talibanët për shkak të shqetësimeve se militantët nuk do t’iu përmbahen premtimeve për të respektuar të drejtat e njeriut. Megjithatë, më 17 mars Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për të krijuar lidhje zyrtare me Afganistanin.

Dënimet me vdekje janë zbatuar gjatë regjimit të mëhershëm taliban nga viti 1996-2001, periudhë kur ekzekutimet dhe ndëshkimet kryheshin para turmave të mëdha./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijon puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren