Talibanët urdhërojnë prezantueset televizive të mbulojnë fytyrën
Një spikere lajmesh e mbuluar pas urdhërit të ri

Talibanët kanë urdhëruar që të gjitha gratë prezantuese në kanalet televizive të vendit të mbulojnë fytyrën e tyre gjatë transmetimit.
Lajmin e bëri të ditur mediumi më i madh në Afganistan duke cituar një deklaratë të Ministrisë Së Virtyteve dhe Veseve, e cila ka për detyrë të implementojë rregullat e grupit që qeveris Afganistanin që nga tërheqja e trupave amerikane më gusht të vitit 2021. Në deklaratë shkruhej se urdhri ishte “përfundimtar dhe i panegociueshëm”.
Deklarata iu dërgua “Moby Group”, që janë në pronësi të “TOLOnews dhe rrjeteve të tjera televizive dhe radiofonike, dhe në mesazhin e postuar në Twitter thuhej se kjo do të aplikohej edhe në mediat e tjera afgane.
Një zyrtar i mediave në Afganistan konfirmoi se stacioni televiziv ku punonte kishte marrë urdhrin ku i thuhej se nuk kishte vend për diskutim. Ai tha se mediumi nuk kishte opsion tjetër. Ai foli me kusht që ai dhe televizioni ku punonte të mos identifikoheshin për shkak të problemeve me autoritetet.
Disa prezantuese gra postuan fotot e tyre në mediat sociale ku shfaqeshin me fytyrat e mbuluara dhe me maska gjatë prezantimit të programeve. Një prezantuese e njohur, Yalda Ali, postoi një video të sajën duke vendosur maskën me nënshkrimin: “një grua që po fshihet, me urdhër të Ministrisë së Virtyteve dhe Veseve.”
Gjatë herës së parë të talibanëve në pushtet, nga viti 1996-2001, ata vendosën kufizime strikte ndaj grave, duke u kërkuar atyre të mbanin burkën që mbulonte edhe sytë me një rrjetë dhe i ndalonte ato nga jeta publike dhe arsimimi.
E.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
53.3%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 1329
Lajme të tjera
-
Tërmet i fuqishëm mes Afganistanit dhe Pakistanit, 12 persona të vdekur dhe mbi 200 të plagosur! Lëkundjet u ndjenë deri në Indi
22 Mars, 10:53
-
Shpërthim me bombë në Afganistan, vritet guvernatori taleban
9 Mars, 11:22
-
OKB: Afganistani, vendi më shtypës në botë ndaj të drejtave të grave! I kanë mbyllur në shtëpi
8 Mars, 18:36
-
Ndalimi i shkollimit i vajzave dhe grave afgane, diskriminim brutal
8 Mars, 07:52
-
Ia mbathën nga talebanët për një jetë më të mirë, refugjatët afganë mbahen të burgosur dhe keqtrajtohen në Pakistan
2 Mars, 15:44
-
Donatorët e vendeve perëndimore largohen nga Afganistani, shenjë proteste kundër talebanëve
23 Shkurt, 08:26
-
Talibanët ndalojnë përdorimin e kontraceptivëve: Është komplot nga Perëndimi për të zhdukur popullësinë myslimane
18 Shkurt, 09:18
-
Talebanët u vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Turqi! Dhurojnë 50 mijë dollarë ‘cash’ të mbështjella me qese plastike
16 Shkurt, 08:26
-
Shkon në 100 numri i viktimave nga shpërthimi në një xhami në Pakistan, në vend flitet për ‘krizën e sigurisë kombëtare’
31 Janar, 13:51
-
Pamje shokuese në Afganistan, manekinave të veshjeve për gra iu mbulohet koka
18 Janar, 16:28
-
Afganët që përballen me të ftohtin e fortë por edhe me një zgjedhje të ashpër, ushqim apo ngrohje?
17 Janar, 22:43
-
Refuzoi të largohej nga vendi kur pushtetin e morën talebanët, vritet ish deputetja afgane dhe truproja e saj
16 Janar, 07:32