‘Talis’, në pyetësor mbi 4000 arsimtarëve! Mësuesja për Report Tv: Testi absurd, s'ka lidhje me sistemin tonë! Ministria: Na ndihmon për politikat

Jo vetëm nxënësit, por edhe mësuesit dhe drejtuesit e shkollave po u nënshtrohen sondazheve ndërkombëtare për punën e tyre të përditshme. Sondazhi “TALIS 2024” është plotësuar online nga 4 mijë mësues të ciklit 9-vjeçar dhe 280 drejtues shkollash në të gjithë vendin. Report TV ka arritur të sigurojë edhe disa prej pyetjeve të sondazhit, të përqendruara kryesisht në formimin profesional të mësuesve. Për Report Tv, mësuesja e gjimnazit “Ismail Qemali” Irma Marku shprehet kritike për përmbajtjen e pyetësorit, ndonëse nuk ka qenë pjesë e tij.

“Ajo çfarë unë vë re në këto pak pyetje që më kanë rënë në dorë është një konceptim tejet i gabuar i tërë pyetësorit. Këtu nuk kemi të bëjmë me shqipen as në formatin sintaksor, as në atë gramatikor apo drejtshkrimor, dhe jo më të flasim për një filozofi të kuptimësisë së sistemit dhe pastaj përkthimit në politikëbërës të vetë sistemit”, tha Marku.

Për të argumentuar qëndrimin e saj, Marku ndalet në disa pyetje të sondazhit.

“Cili është niveli  më i lartë i arsimit zyrtarë që keni përfunduar? Me të lexuar këtë ne e dijmë që skemi të bëjmë fare me filozofinë e arsimit shqiptar dhe konceptimit sesi një mësues gjendet brenda sistemit zyrtar të Republikës së Shqipërisë, qoftë në arsimin publik apo privat. Ne e dimë që neve duhet të kalojmë një cikël të plotë studimi. Duket sikur shteti fillon e kundërshton shtetin, fakulteti ka autonomi të plotë. Kur student diplomohet, në profilin e mësuesisë duhet ti nënshtrohet një cikli tjetër, QSHA që i fut në portal, më pas licencime, etj”, vijoi mësuesja.

Por për drejtorin e Arsimit Parauniversitar Në Ministrinë e Arsimit, Gerti Janaqi rëndësia e këtij pyetësori lidhet me hartimin e politikave në Arsim.

“Pyetësorët i dedikohen mësuesve të të gjithë profileve, pra nuk masin njohuri në lëndë specifike, por po masin perceptimin e tyre mbi procesin e mësimdhënies, mbi klimën e shkollës, në mënyrën sesi menaxhohet klasa, sa cilësore janë trajnimet, si do duhet të zhvillohet kualifikimi jo vetëm brenda shkollës, por edhe jashtë saj”. Dhe është instrument që ndihmon ministret dhe qeveritë që marrin pjesë për të korrigjuar dhe hartuar politikat e tyre në raport me zhvillimin profesional të mësuesve”, shprehet Janaqi.

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në sondazhin TALIS të organizuar nga OECD-ja, dhe vjen menjëherë pasi Ministria e Arsimit analizoi rezultatet e nxënësve në vlerësimin ndërkombëtar PIZZA 2022.  Në këtë pyetësor mësuesit u janë përgjigjur 80 pyetjeve përgjatë muajve Mars-Prill.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë