Tallja me priftin grek? Andi Lila
largohet nga skuadra e Janinës

Tallja me priftin grek? Andi Lila<br />largohet nga skuadra e Janinës
Lojtari i kombëtares Andi Lila ka vendosur ti japë fund karrierës së tij me skuadrën greke të Pas Janinës.
 
Mbrojtësi kuqezi pritet të largohet nga skuadra greke në fund të këtij sezoni dhe të transferohet në Azerbajxhan.
 
Ky lajm është konfirmuar nga mediat greke, të cilat nuk e zbulojnë emrin e skuadrës, por faktin se 31-vjeçari është sponsorizuar nga një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare, pikërisht nga Ansi Agolli i cili aktivizohet prej vitit 2010 te Qarabagu.
 
Marrëveshja mes palëve është 90% e përfunduar dhe pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme.
 
Lila do të transferohet në Azerbajxhan si lojtar i lirë, pasi kontrata me Pas Janinën i përfundon në qershor.
 
Me Pas Janinën në këto 5 vite e gjysmë, Andi Lila ka zhvilluar në total 136 ndeshje duke realizuar dhe 8 gola. Në sezonin 2014-2015 ai u largua për disa muaj nga skuadra greke për të provuar një eksperiencë të re në Serinë A italiane me Parmën skuadër tek e cila luajti në pjesën e dytë të atij edicioni pikërisht në formë huazimi nga Pas Janina.
 
Tashmë lojtarin e përfaqësues kuqezi e pret një aventurë e re në kampionatin azer me një skuadër të rëndësishme emri i së cilës do të mësohet shumë shpejtë.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)