Tallja me statutin dhe lufta e ortakëve Basha-Berisha për të trashëguar pronën PD

Tallja me statutin dhe lufta e ortakëve Basha-Berisha për të trashëguar pronën PD

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Problemi dhe shqetësimi më i madh që kanë në ditët tona njerëzit e Partisë Demokratike është i thjeshtë por edhe thelbësor: Kush do t’i japë fund kësaj përçarje, e cila nuk ka të ndalur në rradhët e partisë më të madhe të opozitës? Po të flasësh me njerëzit që janë afër Bashës dhe ata që mbrojnë qëndrimin e tij për shmangien e z. Berisha nga grupi parlamentar, gjithçka që bëjnë njerëzit e “Foltores” është e gabuar dhe ka qëllim të ndajë Demokratët, duke mos e njohur statutin e partisë. Nëse flet me njerëzit, të cilët mbrojnë qëndrimin e z. Berisha atëherë është fare qartë e përcaktuar se: PD-ja e Bashës jo vetëm po e mban peng partinë por më shumë se kaq po shkel statutin. Madje, Berisha tashmë përdor përcaktorin peng-kryetari për “kundërshtarin” e tij të ri.

Është një grup dokumentesh të depozituara me firmat respektove të mbështetësve të Berishës në zyrën e Kryetarit të Këshillit, Edi Paloka që pret të identifikohet dhe të justifikojë mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, ashtu si nga ana tjetër Sekretari Organizativ Gazment Bardhi, në struktura dhe në besim me Bashën, vë në diskutim rregullsinë e tyre. Cili ka të drejtë? Në ballafaqime ti shikon ndarjen e thellë por edhe mungesën e besimit të pafundmë, që shoqërohet jo pak herë më fyerje. Kjo nuk rregullohet më, qoftë me ardhjen e Berishës apo me mbajtjen në krye të partisë së zotit Basha. Paradoksalisht, ky i fundit e ka humbur bazën, pak muaj pasi mori mbështetje totale po prej tyre!!! Por asokohe, kjo mbështetje ishte edhe nga Berisha and & që e anatemojnë. Dhe, kjo është edhe më e trishtë. “Kompleksit të Rozafës” nuk mund t’i shpëtojë dot ashtu si shumë prej institucioneve shqiptare dhe institucioni i Partisë Demokratike, që do të thotë çdo institucion në vendin tonë duhet të prishet dhe të mos formojë dot traditë. Gjithnjë mëtuesit do nxjerrin një teori të re. E bënë komunistët, socialistët, tashmë demokratët e me rradhë…shoqatat ngado në vend.

Por le ta shohim problemin edhe pak më qetë. Statuti është kushtetuta që duhet të respektojë çdo parti dhe në rastin tonë vërtetë dokumenti themeltar i PD-së nuk është e precizuar deri në imtësitë ku po futen tashmë palët, por nuk ke çfarë të bësh me cepat dhe bishtat, që ka përshtatur Basha për pozicionin e vet me bekimin dhe të këtyre që e kundërshtojnë sot.

Që të kuptosh ndarjen e pafundme, le t’i kthehemi Nenit 13, i cili bën të qartë

“Disiplinën e brendshme”:

  1. Anëtarët kujdesen për ruajtjen e etikës në komunikim dhe respekt të ndërsjellë ndaj njëri-tjetrit, organeve të partisë dhe funksionarëve politikë.
  2. Anëtarët dhe organet e partisë veprojnë në përputhje me Statutin dhe Programin e PDSH-së. Çdo vlerësim apo nismë personale e anëtarit të partisë, e shprehur nën këtë cilësi, duhet të jetë në përputhje me Statutin dhe Programin e PDSH-së. Anëtarët e PDSH-së veçanërisht shmangin çdo mënyrë, veprim apo neglizhencë që dëmton interesat elektorale apo politike të PDSH-së.
  3. Rregullat e hollësishme për të garantuar disiplinën e brendshme dhe masat disiplinore në rast të cenimit të saj, përcaktohen në aktet nënstatutore.

Pse nuk e respektojnë dokumentin e tyre? A është vallë kaq e vështirë?! Kuptohet statuti është dashur më pak nga të gjitha te PD, sepse ligjin e bënte Berisha dhe tashmë Basha. Kurse e vërteta është më e thjeshtë, duhet zgjidhur pronësia e re e Partisë, që Basha dhe Berisha t’i kemi sërish në politikë dhe mos të çuditemi t’i kemi sërish afër njëri-tjetrit. Kurse masa e deputetëve dhe e strukturës së PD-së duhet të bindet edhe kështu qorrazi se: kjo luftë është e drejtë dhe bëhet për arsye parimore…për strukturimin e demokratëve kundër Edi Ramës. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë