Vajza e miliarderit të formula 1 Bernie Ecclestone, Tamara Ecclestone ka ekspozuar një pjesë të mirë të trupit të saj për revistën “Fabulous”. Gjithashtu ajo është shprehur për kritikat që i janë bërë sa i përket shpenzimeve të vazhdueshme dhe jetën luksoze që bën. “Nuk kam ndërmend të kërkoj ndjesë për atë çka kam. Nuk kam ndërmend të kaloj në fshehtësi. Shumica e njerëzve në situatën time do të shkonin e të blinin gjëra njësoj si unë”.-është shprehur Tamara Ecclestone.(xh.k/shqiptarja.com)