Donald Trump përmendi Venezuelën dhe udhëheqësen e opozitës Maria Corina Machado në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan deklaroi se do donte që Machado të përfshihej në udhëheqjen e vendin, teksa shtoi se tani ai e do Venezuelën.
"Tani po e dua Venezuelën. Dhe ata kanë punuar kaq mirë me ne. Ka qenë kaq bukur. Dhe, një grua jashtëzakonisht e sjellshme bëri gjithashtu një gjë shumë të pabesueshme. Ndoshta mund ta përfshijmë në ndonjë mënyrë.Do të doja shumë ta bëja këtë, Maria. Ndoshta mund ta bëjmë këtë", theksoi Trump.
Ai tha gjithashtu se kompanitë e naftës po përgatiten të bëjnë investime masive në Venezuelë.
Lajmi kryesor:
Trump në Shtëpinë e Bardhë, tregon bilancin e një viti: Kam bërë shumë për NATO-n, Bordi i Paqes mund të zëvendësojë OKB! Do gjej zgjidhje për Groenlandën







