Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
Zyrtarisht futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni, kalon tek ekipi amerikan i Austin. Shitja e Uzunit është konfirmuar nga të dyja skuadrat me anë të komunikatave zyrtare, teksa Austin e prezantoi edhe të veshur me fanelën e ekipit
Zyrtarisht futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni, kalon tek ekipi amerikan i Austin, në kampionatin amerikan të futbollit MLS.
Sulmuesi beratas ka nënshkruar deri në vitin 2027, me opsion edhe për një tjetër vit shtesë. Amerikanet paguan për 29-vjeçarin Uzuni klauzolën e lirimit tek Granada, në shifrën e 12 mln eurove.
“Myrto është i gjelbër. Mirëseerdhe te ATX Myrto Uzuni”, shkruhet në postimin e ekipit amerikan ndër të tjera sot (24 Janar), teksa jepet edhe një përmbledhje e karrierës së tij të gjatë si futbollist nga Shqipëria, në Hungari dhe deri në Spanjë, me golat e shënuar dhe arritjet personale.
Uzuni kishte kaluar vizitat mjekësore që të martën, por për shkak të rregulloreve të MLS, është dashur të pritet deri të premten
Negociatat kishin nisur prej ditësh, teksa prej disa javësh Granada nuk e aktivizonte shqiptarin në ndeshjet e La Liga 2 në Spanjë, pas mosmarrëveshjeve për rinovimin e kontratës. Edhe vetë lojtari kuqezi e deklaroi ekipin e tij të ri me një video-postim në rrjetin social Facebook, ku përshëndeti fansat e Austin.
Shitja e Uzunit është konfirmuar nga të dyja skuadrat me anë të komunikatave zyrtare, teksa Austin e prezantoi edhe të veshur me fanelën e ekipit.
Komunikata zyrtare e klubit të Austin
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
VIDEO-LAJM/ Uzuni përshëndet me postim fansat e ekipit të ri Austin në spanjisht: Shihemi së shpejti në stadium!
Pak minuta pas konfirmimit të shitjes nga Granada te ekipi amerikan i Austin, ka ardhur edhe reagimi përshëndetës i sulmuesit kuqezi Myrto Uzuni për fansat.
Me një video-postim në rrjetin social Facebook, lojtari shqiptar bën një prezantim të shkurtër dhe se së shpejti do shiheshin përballë në fushë.
“Përshëndetje fansat e Austin. Jam Myrto Uzuni. Shpresoj të shihemi së shpejti në Stadium. Përpara!”, thotë sulmuesi beratas.
Garanda dhe Austin konfirmuan zyrtarisht mbylljne e marrëveshjes dhe kontratës me lojtarin shqiptar ditën e sotme.