Ora policore shtyhet deri në 22:00 nga dita e nesërme! Shtyrja me dy orë e qarkullimit në fuqi edhe për ditën e zgjedhjeve! Hapen fluturimet me Britaninë e Madhe

Ulja e rasteve të infektive dhe vijimi me vaksinimi masiv ka bërë që ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve të lehtësojë masat anti COVID në vendin tonë. Duke filluar nga dita e nesërme më 12 prill ora policore do të shtyhet me 2 orë pra deri në 22:00-6:00, nga ora 20:00 që ishte vendosur që prej muajit nëntor.

Zgjatja me dy orë do të jetë si për qarkullimin e lëvizjes dhe aktivitetit të bareve dhe restoranteve. Gjithashtu një tjetër masë është edhe hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe. Të gjitha këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e hënë më 12 prill dhe do të jenë për një periudhë kohore 2 javore, që do të jetë në fuqi edhe ditën e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ministrja e Shëndetësisë , Ogerta Manastirliu deklaroi masat e reja që fillojnë nga dita e hënë, datë 12 Prill ndërsa bëri apel për të mos u ulur vigjilenca, pasi rreziku i infektimeve është ende prezent.

"Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 Prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet", deklaroi Manastirliu.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antiCOVID.

"Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e Marsit dhe në vijim. Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja, ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijojë të jetë në gatishmëri, por që pa dyshim është një tregues pozitiv i situatës në spitale. Aktualisht niveli i shfrytëzimit të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%. Më duhet të shtoj se kemi patur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i argjerimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 Prill. Duke uruar një muaj sa më të lehtë dhe të mbarë, dëshiroj të përsëris thirrjen time që të mbajmë parasysh dhe mos neglizhojmë asnjë moment masat anticovid: distancimi, maskën, higjenën", tha Manastirliu.

Duke folur për procesin e vaksinimit l, Manastirliu tha se sot ka vijuar vaksinimi i moshave mbi 65 vjeç dhe ditë e hënë vijon mbi 60 vjeç, duke u regjistruar pranë mjekut të familjes. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime. Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:29
Lehtësimi i masave anti-COVID, Manastirliu: Rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një konferencë për shtyp pa mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije se nga dita e nesërme do të rihapen fluturimet me Britaninë e Madhe.

Sipas Ministres, ky vendim erdhi për shkak të përmirësimit të situatës epidemiologjike në Britani

"Nuk ndryshon asgjë nga protokollet e sigurisë për të gjitha aktivitete dhe të gjitha masat që kemi deri tani do vijojnë të qëndrojnë siç janë. Ora policore do të bëhet nga ora 22 deri në orën 06 të mëngjesit. Impakti i lehtësimit do të monitorohet për dy javë. Duke marrë në konsideratë përmirësimin e situatës epidemoiologjike në Mbretërinë e Bashkuar, Komiteti ka propozuar rihapjen e fluturimeve me Mbretërinë e Bashkuar. Duhet të mos neglizhojmë masat dhe të shmangen grumbullimet që vijojnë të mos jenë të lejuara. Ne do të vijojmë me planin tonë të vaksinimit masiv që pritet të të intensifikohet edhe më shumë në ditët në vijim. Prej ditës së hënë do shtrihet vaksinimi masiv +60, pritet që në javën që hymë të mbërrijnë edhe doza të tjera të vaksinave nga Sinovac dhe Pfizer dhe përgjatë muajit prill presim të kemi edhe doza të tjera dhe nga mekanizmi i Covax. Virusi është ende prezent, rreziku është ende këtu, ndaj masat që kemi aktualisht duhet të vijojmë t'i respektojmë, duke filluar nga distanca, maska, higjiena personale, duke shmangur grumbullimet dhe sigurisht duke vijuar me vaksinimin", tha Manastirliu.

 

J.SH./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e mbeshtesni nismen Ballkani i Hapur krijuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut?

Komento

Komente

  • Lala: 11/04/2021 21:54

    Po mo po esht permisu gjendja ne Angli.thuj we do shelled kuksjanet me votu se na e ke cu litarin ne fyt per aeroportin e kuksit.po ishalla ndodh noi qamet se ashtu sic na vure me punu me nor ti na rujt zoti

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

VIDEO/ Pamjet e frikshme, zjarret si në 'ferr' në Turqi, shkon në 4 numri i viktimave! Ndërhyn Rusia, gati për ndihmë edhe Greqia dhe Azerbajxhani