Shqipëria duket se do të mbetet vendi i çudirave. Kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, ka publikuar shpikjen e fundit infrastrukturore, një rrugë për këmbësorët, që s’duket aspak e përshtatshme për këta të fundit.

Banorët e lagjes 'Zoge' në Bulqizë tashmë do të kenë një rrugë të re, e cila mund të quhet rruga më e çuditshme në vend.

Pamjet janë bërë virale në rrjet dhe komentuesit e 'masakrojnë' Allën i cili ka reklamuar investimin në 'Facebook'.

"Tani mungojnë vetëm shinat e trenit" – shkruan një komentues. 'Paske bërë korsi edhe për gomarin'-shkruan një tjetër.

Sakaq, Alla thotë se baza materiale për këtë rrugë është siguruar nga Bashkia e Bulqizës, ndërsa banorët kryen pjesën tjetër të punës.

Të komentosh mbi ‘veprën’ e Lefterit është e tepërt, për më shumë ju fojmë të ndiqni fotot më poshtë.

1637176238_19ae4451620049ca99964eeef5976bdf.jpg

1637176275_8c0d5d71ba394045a7a5175eda9b7b59.jpg

Rruga e re dhe kryebashkiaku Lefter Alla

1637176003_komentet.JPG

1637176510_kk3.JPG

Komentet në postimin e Lefter Allës