Bashkia e Tiranës vijon punën në terren për t’iu mundësuar banorëve të kryeqytetit gjithë infrastrukturën e nevojshme për ta mbajtur pastër ambientin që na rrethon. Gjatë ditëve të fundit, punonjësit e Bashkisë kanë vendosur kosha të rinj dhe estetik të mbeturinave në disa rrugë të kryeqytetit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryebashkiaku Erion Veliaj thotë se tashmë u plotësua kërkesa e qytetarëve për më shumë kosha mbeturinash, teksa i fton ata që të angazhohen sa më shumë për një Tiranë sa më të pastër.

“Lali s'kemi kosha", "lali s'kemi ku hedhim mbeturinat", "lali duhet të ecim shumë për një kosh"...