Tanzani, qindra persona të zhdukur pas përmbytjes së anijes në liqenin Viktoria

Tanzani, qindra persona të zhdukur pas përmbytjes së anijes në liqenin Viktoria

Ekipet e shpëtimit në liqenin VIktoria

Qindra persona konsiderohen të zhdukur, pasi një anije është përmbytur në Liqenin Viktoria në veri të Tanzanisë. Sipas raportimeve të BBC-së, 86 persona kanë vdekur dhe mbi 102 të tjerë janë shpëtuar, mirëpo një tjetër person ka thënë se anija ka qenë e stërmbushur me më shumë se 400 persona në bord.

Anija, MV Nyerere është përmbysur në mes të ishujve Ukora dhe Bugolora. Banorët lokalë u janë bashkuar ekipeve të emergjencës për të ndihmuar në procesin e shpëtimit, shkruan REL. Qeveria e Tanzanisë ka konfirmuar se anija është përmbytur, mirëpo nuk ka përmendur shifra të sakta të personave që kanë qenë në të.

“I lutemi Zotit që të na japë shpresë në një aksident si ky”, ka thënë komisioneri rajonal, Adam Malima, para gazetarëve. Aksidentet në liqenin më të madh në Afrikë, Viktoria, janë të shpeshta, pasi shpesh barkat janë të stërmbushura.

Më shumë se 800 persona kanë vdekur më 1996 kur një target i tipit MV Bukoba ishte përmbytur.  Ky incident ishte konsideruar një nga fatkeqësitë më të mëdha të shekullit të kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë