TAP, ​Basha: Rama shëtit tek
investitorët që solli PD

TAP, ​Basha: Rama shëtit tek<br />investitorët që solli PD
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot ndaj inaugurimit të punimeve për gazsjellësin TAP që bëri kryeministri Edi Rama në Fier.

Sipas Bashës, Rama ka dështuar të sjellë investitorë, -madje shtoi ai- ka përzënë me korrupsionin e lidhjet me krimin, ata që kishin ngritur një biznes në Shqipëri.

Pasi ka dështuar të sjellë edhe një investitor të vetëm në Shqipëri, dhe ka përzënë shumë prej atyre që ishin, me taksat, me korrupsionin dhe lidhjet me krimin, Edi Rama ka nisur të shëtisë çdo jave sa tek TAP sa tek Hidrocentrali i Devollit, që njerëzve t’u duken shumë.

Por ato janë të njëjtat, të vetmet investime të huaja, të nisura e të kontraktuara nga qeveria e Partisë Demokratike
”.

Kreu i PD akuzon kryeministrin se, ky i fundit po mbron dhunuesit e investitorit libanez që u detyrua të largohet nga Shqipëria.

Mbron dhunuesin e investitorit që braktisi projektin 450 milionë dollarësh me 1200 vende pune, sjell plehrat e botës në Shqipëri, mbjell dhe fermenton drogë anekënd vendit, pastaj vjen vërdalle si buratin cdo jave në rrethinat e TAP e Hidrocentralit të Devollit, duke penguar dhe punën e tyre me shfaqjet e shpifura qe nuk i honeps dot askush.
Nuk ka investime me Edi Ramën. Me Edi Ramën ka krim, drogë dhe plehra.

Duhet të kthejmë investimet në Shqipëri, por më parë duhet të pastrojmë Shqipërinë nga krimi, droga dhe plehrat. Duhet ta pastrojmë Shqipërinë nga Edi Rama
”.

(d.b/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit