Shkolla “7 Dëshmorët” në fshatin Strumë të Roskovecit është rikonstruktuar tërësisht. Investimi me vlerë 567 mijë euro është pjesë e investimeve sociale dhe mjedisore të Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP.
Rreth 290 nxënës të kësaj shkolle do të zhvillojnë mësimin në kushte shumë të mira dhe me masa sigurie shumë më të larta. TAP e ka pajisur shkollën e Strumës me sistem alarmi për zjarrin dhe shkallë për dalje emergjence.
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri Damian Gjiknuri mori pjesë në ceremoninë e përurimit të shkollës. Kryeministri tha se ky investim si dhe vepra të tjera infrastrukturore në shërbim të komuniteteve ku kalon gazsjellësi janë rezultat i negociatave të çelura nga qeveria.
“Pasi ishte firmosur kontrata nga qeveria e mëparshme, ku kishim trashëguar vetëm 6 milionë euro në formë kontributesh të kompanisë për komunitetin dhe arritëm me negocime jo edhe aq të lehta, por në fund të suksesshme dhe të mirëkuptuara edhe nga pala tjetër ta rrisim këtë fond në mbi 30 milionë.
Sigurisht që është për ne vërtet kënaqësi të shikojmë rezultatet e këtij ndryshimi të rëndësishëm në kontratën e trashëguar, por patjetër që ne duam të bëjmë edhe shumë më tepër akoma”.
Rama tha se vitin tjetër nxënësit do t’i marrin librat shkollore falas. “Më vjen shumë mirë që të gjithë fëmijët që takova, duke filluar nga viti i ardhshëm, do t’i marrin librat falas, pra të gjithë fëmijët e fillores do t’i kenë librat falas, që do të jetë një lehtësim i rëndësishëm për buxhetin e prindërve të tyre që mund të përdoret pastaj për të tjera gjëra në shërbim të fëmijëve.”
Kryeministri tha në këtë vit të parë të mandatit, qeveria do të fokusohet në aspektet themelore të infrastrukturës kombëtare.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
49.3%
-
Jo
48.5%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 7910
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
Zyrtare/ Rikthim pas 12 vitesh te Everton, Armando Broja me trajner të ri
11 Janar, 18:07
-
Aksident në aksin Librazhd- Prrenjas, trajleri del nga rruga, s'ka të lënduar
11 Janar, 17:49
-
11 vjet nga mbledhja e parë historike e qeverive Kosovë-Shqipëri
11 Janar, 17:47
-
Skënder Minxhozi: 'Presidenti i paqes' që kërcënon aleatët e vet të NATO-s
11 Janar, 17:39
-
Nesër mot i keq me reshje shiu dhe erë, anulohen lundrimet Durrës-Bari dhe anasjelltas, tragetet rinisen të hënën
11 Janar, 17:38
-
Carlo Bollino: E vërteta e “listave të zeza” për të ftuarit në studiot televizive
11 Janar, 17:30
-
Serie A/ Ismajli e Gjimshiti lënë fushën të dëmtuar, Ramadani rikthehet në fitoren e Leçes! Atalanta ndalet në Udine, Juventus luan derbin
11 Janar, 17:23
-
Danimarka i dërgon mesazh privat mbi Grenlandën ekipit të zotit Trump
11 Janar, 17:21
-
Në Bilçë të Beratit ku kultivohen 200 mijë rrënjë ullinj, fermerët ankohen për pesticidet: Janë të skaduara, s’japin efekt! Shiten pa kontroll
11 Janar, 17:13
-
Thoma Gëllçi: 11 Janari, Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!
11 Janar, 17:12
-
‘Ne fermerët jemi dorëzuar, shtet s’ka të na mbrojë!’ Fidanët e agrumeve mbeten pa shitur në Lushnje
11 Janar, 17:06