TIRANË-Punimet në stadiumin 'Air Albania' t’i heqin mundësinë kombëtares që dy ndeshjet e shtatorit për kualifikueset e Botërorit të luhen në Tiranë. Lajmin e konfirmoi edhe Federata Kombëtare e Futbollit e cila tha se dy ndeshjet e kombëtares me Hungarinë dhe San Marinon nuk do të luhen në stadiumin ‘Air Albania’ por në Elbasan Arena. Prej disa ditësh ka nisur shtrimi i fushës së re, që përbëhet nga 80% bar natyral dhe 20% artificial.
Aktualisht punonjësit janë në garë me kohën sepse me datë 5 shtator kombëtarja shqiptare do të luajë kundër Hungarisë për eliminatoret e Botërorit. Deri më tani është shtruar vetëm 50% e fushës së gjelbër, ndërsa në kontratë pjesa tjetër duhet të mbyllet deri në fund të gushtit.
Në këto kushte FSHF është në pritje të UEFA-s për të mësuar se ku do të luhen sfidat e kombëtares, pasi 3 ditë pas përballjes me Hungarinë, me 8 shtator kuqezinjtë kanë ndeshjen tjetër kualifikuese kundër San Marinos po në Shqipëri. Burime brenda FSHF-së bëjnë me dije se edhe vetë ata janë pesimistë që dy sfidat në fjalë të luhen në ‘Air Albania’, pasi përveç shtrimit, fushës i duhen të paktën edhe 3 javë përkujdesje për të ardhur në gjendjen optimale.
Si rrjedhojë përballjet me Hungarinë dhe San Marinon sipas të gjitha gjasave do të luhen në ‘Elbasan Arena’ ose ‘Loro Boriçi’. UEFA për këtë detaj pritet të kthejë përgjigjje brenda 48 orëve.
Ndërkohë duke iu referuar vendimit të fundit të Komitetit të Ekspertëve stadiumi i përzgjedhur do të lejohet të mbushet deri në 30% të kapacitetit. UEFA nuk kërkon asnjë kusht për tifozët që të futen ne stadium dhe duke patur parasysh ndeshjet e skuadrave shqiptare në Kupat e Europës edhe për kombëtaren tifozët nuk do ta kenë detyrim të jenë të vaksinuar.
Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1556
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'! FSHF asnjë shpërblim për fituesin, Tetova: Duam trofeun
26 Dhjetor, 08:42
-
Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore
23 Dhjetor, 11:59
-
Renditja/ Superliga mbyll vitin 2024, Teuta barazon pa gola me Bylisin! Tifozët numërohen me 'gishtat e një dore'
22 Dhjetor, 19:07
-
Superliga, fillon sot akti i fundit për 2024! Ndeshjet në tre ditë, dy duele kyçe
20 Dhjetor, 11:16
-
Dhunë në futbollin e femrave, Disiplina pezullon 15 ndeshje drejtoreshën e Gramshit, goditi lojtaret e Partizanit
19 Dhjetor, 18:11
-
'Klanet, korrupsioni dhe arroganca e organizatorëve!', Barrikada FC tërhiqet nga çdo garë e FSHF dhe Sunday League Albania
18 Dhjetor, 14:52
-
U plagos gjatë përleshjes ku u vra Martin Cani, FSHF i ofron fizioterapi dhe trajtim të specializuar 14-vjeçarit: Do mbulohen të gjitha shpenzimet!
18 Dhjetor, 09:57
-
Fshihet emri Air Albania nga stadiumi në Tiranë, arena e Kombëtares është gati për emrin e ri
17 Dhjetor, 19:39
-
E konfirmojnë në Itali, Juventusi futet në garë për Cristian Shpendin! Vëzhgues në disa ndeshje
16 Dhjetor, 17:02
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor, 15:20
-
Evropiani U-21 mes Shqipërisë dhe Serbisë, UEFA s'e shqyrton çështjen! Burime: Është shtyrë në shkurt
16 Dhjetor, 14:07
-
Superliga/ Teuta 'i fik dritat' Egnatias, i mposht 2-1 dhe i heq mundësinë e kreut! Skënderbeut 2-2 ndaj Bylis, Dinamo kryeson pas gjysmës së sezonit
15 Dhjetor, 18:48