Tapitë, PD: Rama bën show, të flas
për mashtrimin për legalizimet falas

Tapitë, PD: Rama bën show, të flas<br />për mashtrimin për legalizimet falas
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po bën show me tapitë e lëna gati. Koordinatorja për mediat në selinë blu Silvi Bardhi tha se kjo nuk e mbulon mashtrimin e legalizimit falas.
 
 
Deklaratë e koordinatores për mediat në PD, Silvi Bardhi
 
Edi Rama shpërndau sot para kamerave, tapi të përgaditura nga administrata e mëparshme.Prej më shumë se një viti, Aluzini i tij, nuk bën asgjë, nuk ka përgaditur asnjë dosje të re, madje po mban peng mijëra praktika të vjetra.Sa më shumë të bëjë shoë Edi Rama me dosje që i gjeti gati, aq më shumë del në pah mashtrimi i tij për legalizim falas.

Legalizimi Falas, as nuk ndodhi, as nuk ka për të ndodhur. Kryemashtrimi i fushatës elektorale, ishte nga të parët që u braktis nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet.
Por hipokrizia e tij nuk njeh kufij mesa duket.

Në vend që të pranojë se legalizimi falas ishte një gënjeshtër elektorale, Edi Rama del dhe bën propagandë me punën e bërë nga qeveria e mëparshme.
Nëse mashtrimi i legalizimeve falas i eci në fushatë, mashtrimet e tjera që bën sot para kamerave nuk i ha më askush.




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh

Zelensky përmbyll turin europian pas takimeve me Macron, Melonin dhe Papën: Siguruam pajisje për mbrojtjen ajrore dhe prodhim dronësh