Regjisori Quentin Tarantino dhe aktorja Uma Thurman janë fotografuar duke u puthur dhe përkëdhelur gjatë një darke në Los Angelos, pas shumë spekullimesh për një lidhje të tyre.
Historia mes tyre është bërë e ditur gjatë Festivalit të Kanës, ku ata u shfaqën mjaft të afërt me njëri-tjetrin.
Çifti ka shfaqur shenjat e para të pëlqimit rreth 20 vite më parë kur kanë bashkëpunuar për prodhimin kinematografik “Pulp Fiction”.
Tarantino është shprehur gjithnjë që Uma është një muzë frymëzimi për të dhe duket se tashmë ajo është kthyer më tepër se aq.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)