Këngëtarja e njohur Kida (Orhidea Latifi) kurorëzoi më 1 shtator dashurinë me partnerin e saj Ajbi, në një ceremoni të organizuar në Villa Miani, rezidenca historike e vendosur në Monte Mario, një nga zonat panoramike të Romës.
Pas ceremonisë ku të ftuar ishin edhe mjaft personazhe publikë nga Kosova dhe Shqipëria artistja ka publikuar disa foto në rrjetet sociale nga dita e saj e veçantë.
“Mr & Mrs”, shkruan Kida.
Në fotografitë e publikuara, Kida shfaqet e veshur me një fustan të bardhë nusërie prej dantelle, me mëngë të gjata dhe vello.







Komente
Komento