Tare: Gjirokastra rrezikon
përjashtimin nga “UNESCO”

Tare: Gjirokastra rrezikon<br />përjashtimin nga “UNESCO”
GJIROKASTER- Qyteti i gurtë, Gjirokastra rrezikon përjashtimin nga “UNESCO”. Alarmi është dhënë nga specialisti i Monumenteve të Kulturës, Auron Tare, i cili thekson se shumë monumente të kulturës po humbasin pamjen dhe vlerat e tyre si rezultat i ndërhyrjeve të herëpashershme në zonën muzeale.
 
Tare akuzon drejtëpërdrejt Ministrinë e Kulturës se aprovon projekte që janë jashtë logjikës normale të një qyteti muze.
 
“Kjo trashegimi ka vite që po dëmtohet, nga neglizhenca dhe nga presioni i ndërtimeve ekonomike në qytet. Gjithë këto energji të zhvilluara, fatkeqësisht, nuk realizohen në drejtimin e duhur, por gabimisht duke dëmtuar trashëgiminë kulturore. Zona muzeale e Gjirokastrës ka një lloj statusi, dhe ka pranuar ca rregulla të caktuara. Nuk mund të prishet zona muzeale. Trashëgimia nuk është politike, por fatkeqësisht po përfshihet politika”, tha Tare.
 
Më tej, ai shprehet se “gjithë këto ndërtime po bëhen nga institucione shtetërore, ky është prob kryesor që ne kemi. Po dëmtojnë trashëgiminë kulturore edhe të qytetit të krujës. Ministria e Kulturës aprovon projekte që janë jashtë logjikës normale të një qyteti normal, dëmtojnë rëndë statusin që ka qyteti”.
 
Tare u ka bërë thirrje banorëve të kësaj zone të reagojnë dhe të mbrojnë vlerat kulturore e monumentale të qytetit të tyre.
 
Gjirokastra është shpallur qytet-muze në vitin 1963 dhe në vitin 2005 është shpallur pasuri botërore nga “UNESCO”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim