Tare: Kosova dhe Shqipëria është
koha të kenë vetëm një Kombëtare

Tare: Kosova dhe Shqipëria është<br />koha të kenë vetëm një Kombëtare
Ish sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, aktualisht drejtor sportiv i Lazios, Igli Tare në një intervistë për Kohavision shprehet se kombi shqiptar duhet të ketë vetëm një kombëtare dhe jo dy, ndërsa në vazhdim beson se Shqipëria do të marrë 3 pikët nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. “Ne jemi një Komb dhe duhet të kemi një Kombëtare. E respektoj faktin që në këtë moment duhet të jetë dhe Kombëtarja e Kosovës, por e kam shumë të vështirë të shoh një Kombëtare shqiptare me një ngjyrë që ne nuk ka përket, e kam të vështirë në këto momente. Me 3 pikët e Lozanës dhe ndeshjen në shtëpi kundër Armenisë, besoj se shanset janë për “Play-off” dhe pse jo për finalet e kampionatit Europian të Francës” shprehet Tare.

Eurogoli, Meha: portieri pa faj

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Alban Meha shfajëson portierin e Hanoverit për golin që realizoi në fundjavë, i cili bëri xhiron e botës në rrjetet sociale. “Mua më mjafton vetëm ta qëllojë në portë. Ishte një goditje e fortë dhe me ndryshimin e drejtimit ishte e vështirë për Zieler për ta pritur. Jam i kënaqur me ecurinë që kam pas dëmtimit që pësova, shpresoj që kështu të vazhdoj edhe në kombëtare”deklaroi kosovari për mediat gjermane pas golit.

Berisha në ekipin e javës së Serie A

Portieri shqiptar Etrit Berisha është zgjedhur si portieri i fundjavës në Itali nga Goal.com. Ndërhyrjet decizive përballë Udineses, teksa Lacio fitoi 1-0 bënë që pjesa më e madhe e meritave të shkonin për portierin shqiptar që përfitoi nga momenti që Marketi u detyrua të pushojë duke e shfrytëzuar maksimalisht. Tashmë sytë e shumë menaxherëve në Serie A, por edhe në kampionatet e tjera janë drejtuar nga shqiptari nga Kosova.


Redaksia Online
(do.k/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni