Tare, sherr me mbrojtësin e
Romës në parking pas derbit
Por sigurisht që një përballje kaq e nxehtë nuk mund të mbyllej pa incidente. Nëse janë evituar ato në fushë apo në tribunë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për pas ndeshjes, ku protagonistë janë bërë mbrojtësi i Romës, Rudiger dhe Igli Tare
Derbi i Romës në Kupën e Italisë është mbyllur të martën me Lacion që është larguar triumfuese nga “Olimpiko” pasi ka siguruar biletën për në finalen e turneut.
Por sigurisht që një përballje kaq e nxehtë nuk mund të mbyllej pa incidente. Nëse janë evituar ato në fushë apo në tribunë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për pas ndeshjes, ku protagonistë janë bërë mbrojtësi i Romës, Rudiger dhe Igli Tare.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun e stadiumit, kur Rudiger sapo kishte hyrë në makinën e tij bashkë me bashkëkombësit Emerson, Peres dhe Gerson. Sipas dëshmitarëve që kanë treguar gjithçka për “Il Tempo”, në ato momente pranë makinës kalonte Tare, i cili po shkonte qetësisht drejt automjetit të tij, ndërsa Rudiger i ka thënë diçka.
Mbrojtësi i ka folur në gjermanisht Tares, i ndërgjegjshëm se drejtuesi shqiptar i Lacios e njeh në mënyrë perfekte këtë gjuhë, meqë ka jetuar dhe luajtur atje për 7 vite. Tare i ktheu përgjigje menjëherë, ndërsa Rudiger doli nga makina duke nisur një përplasje të fortë verbale në gjermanisht me tone të larta. E vetmja gjë që dëshmitarët kanë kuptuar në ato momete ishte thirrja “hajdut” në italisht nga mbrojtësi i Romës ndërsa situata u tensionua ndjeshëm.
Por siç ndodh zakonisht pas ndeshjeve të tilla, në parkingun e stadiumit ishte një prani e ndjeshme forcash rendi të cilat kanë bërë të mundur që palët të mos përplaseshin edhe fizikisht. Gjithçka ka përfunduar me largimin e romanistëve.
Rudiger ka qenë një personazh qendror në derbi gjatë këtij sezoni, duke provokuar herë pas herë lacialët. Ai fillimisht dha një intervistë duke deklaruar se nuk e njihte fare si skuadër, duke ndezur derbin gjatë të cilit Strotman lagu me ujë në fytyrë Kataldin dhe nisi një zënkë të madhe në fushë.
Pas atij dueli, Luliç nuk u kursye me frazën “Rudiger shiste çorape në plazh, tani bën si fenomen”, duke përfunduar i dënuar nga komisionet disiplinore, ndërsa Tare i doli i në mbrojtje. “Ishin fjalë të thëna pa u menduar mirë, të nxitura nga ndonjë batutë e tepruar e Rudiger”, tha ai. “Sqarimi” me këtë të fundit, duket se është bërë të martën në parkingun e stadiumit “Olimpiko”. Tani të gjithë presin me padurim episodin e radhës në derbin e kampionatit më 30 prill./Panorama
Redaksia Online
Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
40.9%
-
Të gabuar
53.7%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 5074
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ushtria amerikane godet caqet e Huthit në Jemen, 15 sulme ajrore! Shpërthime në porblloqe ushtarake dhe aeroport
4 Tetor, 22:36
-
Përmbytje dhe në Malin e Zi, lumenjtë dalin nga shtrati! Përmbyten rrugë e shtëpija
4 Tetor, 22:28
-
Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash, bllokohet kalimi i mjeteve në Bypass-in e Vlorës
4 Tetor, 22:16
-
Reshjet e shiut përmbytën Vlorën, Ministria e Mbrojtjes: Në 3 orë u regjistruan rreth 180 mm reshje! U evakuuan 55 persona
4 Tetor, 22:08
-
Vlorë/ Pasojat e përmbytjeve, dëmtohen dyert e banesave, inertet dhe balta bllokojnë rrugët
4 Tetor, 21:42
-
Shqipëria hap zyrtarisht ambasadën në Ukrainë, ambasadori Ernal Filo dorëzon letrat kredenciale
4 Tetor, 21:23
-
Përmbytje në Bosnje-Hercegovinë,19 të vdekur dhe shumë të zhdukur! Begaj mesazh ngushëllimi homologut boshnjak për viktimat
4 Tetor, 21:17
-
VIDEO/ Përmbytjet në Vlorë, dendësia e ujit bllokon qarkullimin! Makinat për pak sa nuk fundosen
4 Tetor, 21:15
-
Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje! Në Mal të Zi lumenjtë dolën nga shtrati e përmbytën banesa
4 Tetor, 21:09
-
Pogradec/ Rrugët kryesore të qytetit nën ujë, dy akset nacionale 'pushtohen' nga mjegulla
4 Tetor, 21:06
-
Me urinë, gjysmë domate për 4 ditë, 1 gisht bukë, shtatzënë, mbijetova në Korrik 1990 në Ambasadën Gjermane! Angjelina Schwenk
4 Tetor, 21:05
-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
4 Tetor, 20:51