Tare: Turizmi i Qeverisë, vetëm
propagandë ose një shaka e madhe

TIRANË – Në prag të sezonit turistik, Partia Socialiste sheh me shqetësim problemet e turizmit, si një tjetër dështim i bujshëm i Qeverisë me pasoja në ekonominë e vendit. Deputeti socialist Auron Tare bëri sot një deklaratë për shtyp në të cilën tha:

“Turizmi është një tjetër dështim i bujshëm i Sali Berishës e me pasoja për ekonominë e vendit. Në vitin 2012, të ardhurat nga turizmi krahasuar me vitin 2011 ranë me 169 milionë dollarë apo, e thënë, ndryshe me 10,3 %. Rënie me përqindje dyshifrore që flet për pavërtetësinë e deklarimeve të përsëritura të Sali Berishës, sipas të cilit, vit pas viti në Shqipëri turistët dhe të ardhurat nga ky sektor shtohen.

Gjithnjë sipas këtyre të dhënave, të cilat nuk janë tonat por janë të dhëna zyrtare të Sali Berishës, në krahasim me 2009, të ardhurat nga turizmi në 2012 janë pakësuar me 365 milionë dollarë, pra me 20%.

Ndërkohë që Sali Berisha flet për sukseset në turizëm, rrugët nacionale dhe ato që të çojnë në breg, janë jo vetëm të dëmtuara, por edhe të mbushura në anët e tyre me qese plastike e me plehra (inerte, goma, hekura, makina të prishura).

E sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, ujërat e zeza derdhen sot nëpër lumenj e në brigjet e deteve, pa kaluar në asnjë lloj faze përpunimi duke rrezikuar jo vetëm zhvillimin e turizmit, por edhe shëndetin e banorëve dhe vizitorëve të këtyre zonave.

Nga viti 2010 deri në vitin 2013 buxheti i shtetit për zhvillimin e turizmit ka rënë më shumë se 3 herë. Në këto 7 vjet kemi një dështim total përsa i takon turizmit rural dhe malor. Përveç propagandës së Berishës, nuk ka asnjë shembull konkret. Nëse e mbani mend Berishën dhe 40 hanet e tij, të cilat nuk gjenden më se ku janë. E gjithë kjo bujë e turizmit malor përfundoi në një shaka të madhe”.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake

Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake