Tarifa e legalizimit rritet me 2.5 herët
shtohet pagesa për hartografinë

Tarifa e legalizimit rritet me 2.5 herët<br />shtohet pagesa për hartografinë
Qytetarët që kanë aplikuar për të legalizuar banesat e tyre do të kenë detyrim më të madh financiar për të paguar, në rast se ende nuk kanë paguar faturat tarifore të ALUIZNI-t. Qeveria ka vendosur dje që tarifës së shërbimit për përditësim, e cila është në vlerën 4.000 lekë për çdo kat të objektit pa leje/shtesës informale në ndërtime me leje, tani e tutje do t’i shtohet edhe një pagesë tjetër, që është ajo e tarifës së shërbimit për hartimin e dokumentacionit tekniko-ligjor, me vlerë 6.000 lekë. Ndryshe nga pagesa e parë, që ka të bëjë me çdo kat të ndërtesës, kjo e fundit paguhet vetëm një herë për një objekt, pavarësisht se sa kate ka ai. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa e shërbimit për përditësimin dhe për hartimin e dokumentacionit tekniko-ligjor do të përdoren nga ALUIZNI dhe do të destinohen respektivisht për përditësimin në terren të gjendjes ndërtimore dhe mbulimin e shpenzimeve për hartimin e dokumentacionit administrativ për legalizimin e objekteve pa leje/shtesave informale në ndërtime me leje, theksohet më tej në VKM. Deri tani, detyrimi financiar si tarifë shërbimi ka qenë vetëm 4.000 lekë të reja. Këtu nuk është fjala për pagesën e tjetërsimit të pronës mbi truallin, ku është ndërtuar objekti pa leje. Kjo mbetet e përcaktuar si më parë. Ndërkohë, qeveria ka caktuar edhe një afat shumë të shkurtër për të bërë pagesat e reja. Vendimi përcakton se subjektet, që përfitojnë legalizimin e objekteve informale, duhet të shlyejnë brenda 10 ditësh, nga data e njoftimit me shkrim mbi pagesat, vlerat e sipërpërmendura në llogarinë e hapur për këtë qëllim. Edhe këtu ka një ndryshim nga praktika aktuale. Deri tani, detyrimi ishte që derdhja e detyrimeve të bëhej nga subjektet brenda një periudhe prej një muaji.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën