Tarifat amerikane godasin të famshmin djathin ‘Parmigiano’. Provokimi nga Franca: Të taksojmë Coca Colën

"Një tarifë prej 25% do tju vendoset disa mallrave ‘Made in Italy’ dhe sipas listës së publikuar në faqen e internetit të Zyrës së Përfaqësuesit Amerikan të Tregtisë, produktet italiane të prekura nga tarifat e reja janë 'Pecorino Romano', 'Parmigiano Reggiano' dhe 'Provolone' kurse vaji i ullirit dhe ‘Prosecco’ do të ruheshin, të paprekura nga tarifat deri në pritje të listës përfundimtare.

Ai që duket se tallet me gjithë situatën është ‘Airbus’, kompania prodhuese europiane e avionëve, prej së cilës lindi gjithçka; ajo është rritur në tregun e aksioneve në Paris me 4%.

Organizatës Botërore të Tregtisë, si kundërpërgjigje ndaj subvencioneve të paligjshëm të linjës ajrore ‘Airbus’, i dha të drejtë SHBA t’u vendosë tarifa mallrave të Bashkimit Evropian.

Por pikërisht nga Franca vjen një propozim provokues, si përgjigje ndaj tarifave të Trump. 

"Pse mos ta taksojmë edhe ne Coca-Cola-n?" - ka pyetur dhe provokuar njëherazi Presidenti i një shoqate për mbrojtjen e djathrave të rajoneve franceze, 'Fromage de Terroirs', Vèronique Richez-Lerouge, sipas të cilit, viktimat e para të tarifave të reja  mbi produktet evropiane do të jenë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Lista e tarifimeve të reja të SHBA-së përfshin gjithashtu uiskin skocez, verërat franceze, djathin zviceran 'Emmental' dhe shumë produkte të veshjeve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas ekspertit italian Ivano Vacondio, vitin e kaluar u eksportuan në SHBA  220 milion euro djathëra të fortë dhe 75 milion euro liker. Me tarifat plus 25%, tkurrja e eksporteve me tregun amerikan do të ishte në 15%.

"Produktet italiane që do të preken më shumë nga tarifat amerikane janë  Parmigiano Reggiano dhe Grana Padano me një vlerë eksporti prej 150 milion eurosh në vitin 2018 dhe me një rritje prej 26% në gjysmën e parë të këtij viti.

Për konsorciumin Parmigiano, tarifat do të rriten nga aktualisht 2.15 dollarët për një kilogram, në rreth 6 dollarë për një kilogram. Për konsumatorin amerikan, nga 18 tetori, çmimi i djathit të famshëm Italian mund të rritet nga 40 dollarë për kilogram aktualisht në mbi 45 dollarë për kilogram. 

Organizata Botërore e Tregtisë, e cila për shumë vite i ka trajtuar SHBA shumë keq në frontin e tregtisë për shkak të tarifave, barrierave dhe më shumë, tani i ka dhënë asaj një premio prej 7.5 miliardë dollarë kundër Bashkimit Europian.

"Lufta e tarifave po na vë në provë të vështirë" - tha kryeministri italian Giuseppe Conte, duke shtuar se tarifat rrezikojnë të dëmtojnë perspektivën ekonomike. Ne do të bëjmë gjithçka për të kufizuar dëmet.

Para pak ditësh, Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo, I cili ndodhej në Itali për një vizitë 4 ditore, iu dhurua pa protokoll nga ana e një gazetare, një cope djathi Parmigiano, me porosinë që tja çonte Trump.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen