Tarifat e Arsimit të Lartë, Tabaku:
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra

Tarifat e Arsimit të Lartë, Tabaku:<br />Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra
TIRANE-Pas deklaratave të Ministrisë Arsimit dhe Sportit se nuk ka pasur rritje tarifash nga viti 2014 dhe për vitin 2017 dhe 2018 nuk do të ketë rritje tarifash ka reaguar deputetja e PD-së Jorida Tabaku.
 
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Tabaku i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e ministrisë.
 
“Ministrja e Arsimit u shpreh sot se nuk ka pasur rritje tarifash nga 2014 dhe se për vitin 2017 dhe vitin 2018 nuk do të kemi rritje tarifash. Sipas shifrave të marra nga INSTAT, tarifat e shkollimit të Arsimit të Lartë janë rritur që nga shtatori 2013 e më tej. Siç mund ta shihni nga tabela bashkangjitur, vihet re rritja e tarifave në secilën degë. Rritje që varion nga 30% deri në 100%. Ndërkohë, vitin e ardhshëm akademik do të hyjë në fuqi plotësisht ligji i ri për arsimin e lartë dhe universiteteve do të vazhdojë t’iu kërkohet t’i rrisin pagat me të ardhurat e tyre (siç iu është kërkuar tashmë), të bëjnë investime nga të ardhurat e tyre, të marrin pedagogë me të ardhurat e tyre e këto shpenzime e të gjitha do vijnë nga tarifat e rritura! Machiaveli thotë "Nëse gënjen, gënje fort, shumë dhe shpesh. Kështu të gjithë, edhe ata që e dinë të vërtetën, do të fillojnë të dyshojnë tek vetja.", shkruan në Facebook Tabaku.
 
jorida tabaku tarifat e studimit
(Tarifat e Arsimit të Lartë sipas deputetes)

jorida tabaku tarifat e studimit
(Tarifat e Arsimit të Lartë sipas deputetes)


Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Operacioni ‘Revanshi’ i SPAK, Policia: 13 persona u larguan nga Shqipëria para zhvillimit të aksionit!

Operacioni ‘Revanshi’ i SPAK, Policia: 13 persona u larguan nga Shqipëria para zhvillimit të aksionit!