Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u mblodhën këtë të hënë, 3 shkurt, në Bruksel për të diskutuar marrëdhëniet tregtare mes Bllokut dhe SHBA, shpenzimet ushtarake dhe rritjen e industrisë së mbrojtjes në Europë. Diskutimet u fokusuan pas deklaratave të Trump për vendosjen e tarifave ndaj bllokut. Udhëheqësit e vendeve anëtare dhe zyrtarë të lartë të bllokut thanë se nuk do të kishte fitues në një luftë tregtare me Shtetet e Bashkuara.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Kaja Kallas theksoi se tarifat amerikane do të ndikonin në vendet e punës dhe çmimet, duke shtuar se Kina do të ishte e vetmja që do të përfitonte nga një situatë e tillë.
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se BE-ja është gati për të reaguar ndaj çdo takse tregtare të SHBA-së, por “qëllimi kryesor është bashkëpunimi”.
Ndërsa kryeministri polak, Donald Tusk, tha se një luftë tregtare është një gabim trashanik dhe duhet bërë gjithçka që është e mundur për të ndaluar aleatët që luftojnë mes njëri-tjetrit “përballë një kërcënimi rus apo kinez”.
Ndërsa liderët evropianë kërkuan bisedime, Macron tha se do ketë përgjigje të fortë nëse është e nevojshme ndaj kërcënimeve të fundit të Donald Trump për të vendosur tarifa ndëshkuese.
“Nëse sulmohen interesat tona komerciale, Europa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye do të reagojë”, tha presidenti francez.
K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.7%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
10.2%
Vota total: 1489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministrja Meloni: Pakti me Shqipërinë për emigrantët, shembull për Europën
19 Mars, 22:08
-
Basha takim me strukturat dhe kandidatët e Degës 2 në Tiranë: Fokus te pronat, të përndjekurit dhe familja
19 Mars, 22:06
-
Mbyllja e 'Zërit të Amerikës' me urdhër të Trump, Keida Kostreci: U bëmë një dritare shprese për qytetarët në mbarë botën
19 Mars, 22:01
-
Zhvillimet e SHBA-Ukrainë/ Koçi për Repolitix: Ka ndryshuar raporti i SHBA me Evropën, Trump nuk e sheh Rusinë si agresorë
19 Mars, 21:44
-
Trump paralajmëron Iranin: Vetëm dy muaj për marrëveshje, ndryshe pasojat do jenë të rënda
19 Mars, 20:49
-
BE-ja shpalos strategjinë e re të sigurisë, të reduktohet roli i SHBA-së, të rriten blerjet e armëve evropiane
19 Mars, 20:07
-
Skënder Minxhozi: Shpata e Dumanit dhe paralajmërimi i heshtur i Grenell
19 Mars, 19:55
-
Von der Leyen reagon për arrestimin e kryetarit të bashkisë së Stambollit: Turqia duhet të mbrojë vlerat evropiane
19 Mars, 18:52
-
Si spiunët e Putinit përdorën videot e Ronaldos në YouTube për të dërguar mesazhe të koduara në Moskë?
19 Mars, 17:52
-
SHBA/ Një burrë i armatosur ‘merr peng’ selinë e CIA-s për 5 orë, dorëzohet pas negociatave me policinë
19 Mars, 17:48
-
Hakimi masiv i llogarive të Gmail, edhe FBI e shqetësuar! Këto janë tre shenjat sinjalizuese, 5 këshillat se si të mbroheni
19 Mars, 15:42
-
NBA/ Bucks marrin leksione nga Golden State, kryesuesit e Cleveland e pësojnë sërish! Boston fiton në shtëpi
19 Mars, 15:23