Komisioneri i Tregtisë së BE-së, Maroš Sefkoviç do të udhëtojë nesër në Uashington për të vazhduar dialogun me administratën amerikane për tarifat doganore.
Përfaqësuesi i Komisionit për tregti, Olof Gill, bëri të ditur se komisioneri Sefkoviç do të niset sot për në Uashington, ku do të takohet me përfaqësuesin për tregti të Shtëpisë së Bardhë, Jameson Greer dhe sekretarin amerikan të tregtisë, Howard Lutnick.
“Ata do të diskutojnë çështjen që ka qenë në mendjen tonë në javët e fundit, si dhe pse duhet të bëjmë çdo përpjekje nga të dyja palët për të shmangur tarifat e dëmshme”, tha Olof Gill, duke shtuar: “Ne do të ndërtojmë, jo të shkatërrojmë, marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike BE-SHBA që janë më të fortat në botë”.
Të enjten e kaluar, Komisioni Evropian njoftoi se do të shtyjë me dy javë, deri në mes të prillit, hyrjen në fuqi të kundërmasave të tij që synojnë produktet amerikane në përgjigje të tarifave prej 25% të Donald Trump për çelikun dhe aluminin.
Kujtojmë se Komisioneri i Tregtisë kishte vizituar Uashingtonin më 19 dhe 20 shkurt, por nuk arriti të qetësonte tensionet tregtare. Komisioneri i Tregtisë do të udhëtojë gjithashtu në Kinë në fund të javës, sipas të njëjtit zëdhënës.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
72.8%
-
Pak
20.5%
-
Nuk kam mendim
6.7%
Vota total: 555
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Premtimi ende i parealizuar i Presidentit Trump për paqen në Ukrainë
26 Mars, 21:35
-
Iu shmang seancës për masakrën e Gërdecit, Mediu foto nga restoranti me një kongresmen: Folëm për zgjidhjen e konflikteve në Serbi e Bosnjë
26 Mars, 21:34
-
Skandali me rrjedhjen e informacionit në grupin e mesazheve, Rubio: Dikush bëri një gabim të madh
26 Mars, 21:28
-
Rutte: Katër ushtarë amerikanë kanë vdekur në Lituani, pas stërvitjeve
26 Mars, 19:20
-
Rusia kushtëzon zbatimin e armëpushimit të pjesshëm me Ukrainën, Lavrov: Duam garanci që Kievi do respektojë pikat e marrëveshjes, SHBA t’i bëjë presion Zelenskyt
26 Mars, 18:30
-
‘Një kompani kineze rekruton ish-punonjës federalë amerikanë të pushuar nga Trump’, alarm për të dhënat e ndjeshme
26 Mars, 18:15
-
Shabani: Biznesmeni afër PD e këshilltari i opozitës po grabisin pronat e banorëve në Shkodër! Kulluri: Opozita pronare e gjysmës së kullave në Tiranë (Ironizon dhe Nokën)
26 Mars, 17:49
-
Plani i Bashkimit Evropian në rast lufte: Qytetarët të përgatisin një 'çantë të rezistencës' me 10 gjëra thelbësore për të mbijetuar të paktën 72 orë
26 Mars, 17:49
-
Presidenti Trump nuk heq dorë nga ‘aneksimi’ i Groenlandës: Do ta marrim
26 Mars, 16:57
-
Vetëdija për mrekullinë Europë është gjallë mes europianëve
26 Mars, 16:32
-
Veton Surroi: Putini, Trumpi dhe Platoni rivizatojnë Evropën
26 Mars, 16:19
-
Futi gabimisht gazetarin në grupin e mesazheve ku diskutoheshin planet e luftës, këshilltari i Trump pranon fajin: E turpshme! Presidenti amerikan: Evropa gjithnjë ka qenë parazite
26 Mars, 16:17