Tashmë mund të bëhet rafting edhe në lumin Shkumbin, Balla: Zbuluam një tjetër dimension turistik në Librazhd (VIDEO+FOTO)

Tashmë mund të bëhet rafting edhe në lumin Shkumbin, Balla: Zbuluam një tjetër dimension turistik në Librazhd (VIDEO+FOTO)

Deputeti i PS, Balla dhe një grup të apasionuarish pas rafting në lumin Shkumbin

Tashmë në lumin Shkumbin mund të zhvillohet sporti i rafting, duke e shndërruar Qarkun e Elbasanit në një zonë me potencial turistik për të apasionuarit ndaj sporteve të aventurës. Një grup sportistësh nga ekipi i Rafting Albania ishin këtë fundjavë në provën e tyre të parë në lumin Shkumbin. Prova u kalua me sukses dhe sipas ekspertëve të rafting, në lumin Shkumbin mund të zhvillohet rafting në një nivel mesatar, duke qenë i aksesueshëm jo vetëm nga profesionistë, por edhe nga amatorë të këtij sporti.

Sportistët zhvilluan një takim me drejtuesin politik të Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla, i cili gjatë bisedës theksoi se zhvillimi i këtij sporti është i rëndësishëm jo vetëm për t'i shërbyer turizmit të zonës, por edhe si një arsye më shumë për çuarjen më tej të projektit për pastrimin e shtratit të lumit nga mbetjet plastike. Më tej, Balla u shpreh se së shpejti do të nisë një projekt me qeverine gjermane dhe KfW për rehabilimin e këtij shtrati dhe ujërat e zeza mos të derdhen më në Shkumbin.

“Detyra jonë është që në bashkëveprim edhe me banorët, jo vetëm të pastrojmë atë që kemi akumuluar ndër vite, por edhe të bllokojmë tërësisht hedhjen e mbeturinave, kryesisht plastikë, në brigjet e lumenjve. Dua t’ju them se lumi Shkumbin është pjesë e një projekti shumë të madh me qeverinë gjermane, KfW, për të ndaluar tërësisht derdhjen e ujërave të zeza që nga qyteti i Prrenjasit deri në qytetin e Librazhdit. Në mars fillon implementimi i projektit që do të thotë se të gjitha kanalizimet e ujërave të zeza të Bashkisë Prrenjas dhe asaj Librazhd do të administrohen në një njësi të trajtimit të ujërave të zeza. Nuk do të ketë më ujëra të zeza që derdhen në Shkumbin. Kjo, bashkëshoqëruar me një plan të madh pastrimi të gjithë plastikës së akumuluar ndër vite. Kemi bërë një segment vitin e kaluar të cilin do mundohemi ta vijojmë, kjo do kërkojë dhe vullnetarizëm në fakt. Duhet edhe solidariteti i banorëve qoftë edhe për të parandaluar akumulimin apo hedhjen e plastikës dhe mbeturinave të tjera”, u shpreh ai. 

Më tej Balla ka bërë të ditur se shumë shpejt do të lançohet një projekt për rijetëzimin e Rrugës Egnatia, me qëllim rikthimin e rëndësinë historike që ka pasur. Drejtuesi i ekipit të Rafting u shpreh entuziast për resurset natyrore që ofron Qarku i Elbasanit, çka sipas tij do të ndikojë në zhvillimin turistik të zonës. “Unë ju premtoj se maksimumi dy vjet do të shikosh një numër të madh turistësh”, u shpreh ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • erald: 11/02/2019 10:37

    Bravo Taulant per zbulimin qe ke bere / po te perpiqesh mund te zbulosh qe ne lumin Shkumbin edhe mund te lahesh dhe te peshkosh / po te perpiqesh akoma mund te zbulosh qe uji i lumit Shkumbin mund te perdoret edhe per vaditje. Rrofte Rilindja dhe lum populli qe ju ka juve !!

    Përgjigju
  • xXx: 10/02/2019 22:25

    Tani qe e zbulove o Balla,shkaterroje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja