Tashmë të verbërit shijojnë artin! Suedezi sjell risinë e përshkrimit zanor, programi që do i bëjë të ndjekin shfaqje e filma

Në studion e "Rreze Dielli" u diskutua sot rreth një praktike inovative që pritet të aplikohet në Shqipëri dhe që ka të bëjë me përshkrimin zanor të filmave apo shfaqjeve për personat e verbër, i njohur gjithashtu si përshkrim audio ose video përshkrues. Kjo praktikë, e cila ka vite që aplikohet nëpër botë, është sjellë në Shqipëri nga suedezi Peter Lilikrone në kuadër të programit "Artnexus". Në studio, Peter tregoi se kanë nisur të zhvillohen masterklase për këtë praktikë dhe se në të mund të përfshihet kushdo që e do artin dhe skenën.

Pyetjes se pse Shqipëria duhet të përqafojë këtë praktikë inovative, Peter iu përgjigj:

"Në thelbin e tij, përshkrimi audio është një akt dashamirësie dhe përfshirjeje. Ai sjell në jetë nuancat delikate të një skene, dramën e një shfaqjeje teatrale apo emocionin e një ngjarjeje në kohë reale, për të gjithë ata që nuk mund ta shohin atë. Nga interpretimi i shprehjeve të fytyrës e deri te pikturimi i një tabloje dëgjimore të peisazheve dhe kostumeve, përshkrimi zanor vepron si një urë narrative, duke i lejuar individët me shikim të dëmtuar të kalojnë në një botë të pa aksesueshme më parë".

Mungesa e përshkrimit zanor pengon individët e verbër dhe me shikim të dëmtuar të aksesojnë shfaqje të ndryshme.

"Megjithatë, ndikimi i përshkrimit zanor nuk kufizohet vetëm në argëtim; ai hap një derë për përfshirje më të plotë sociale dhe pjesëmarrje kulturore" - u shpreh Peter.

Futja e përshkrimit zanor në Shqipëri nuk do të ishte vetëm një përparim teknologjik, do të ishte një revolucion shoqëror, duke dëshmuar për të gjithë qytetarët se çdokush, pavarësisht nga kufizimet fizike, ka të drejtë të marrë pjesë plotësisht në jetën kulturore.

Rreth Peter Lilikrone

Piteri lindi në vitet gjashtëdhjetë në Stokholm dhe u zhvendos me familjen e tij në Gothenburg kur ishte 8 vjeç. Babai i tij ishte aktor dhe punoi për Teatrin e Qytetit të Goteborgut. Gjatë jetës së tij, babai i tij luajti në shumë shfaqje teatrale, afro 100 filma dhe programe të shumta televizive dhe radiofonike. Piteri aktualisht jeton në Goteborg me gruan e tij. Ai ka tre fëmijë dhe tre nipër e mbesa.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb