Në prefekturën e Elbasanit u zhvillua sot takimi i Task Forcës kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në fjalën e tij prefekti Maksim Malaj kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave, policisë, pushtetit vendor që të marrin të gjitha masat në mënyrë që të mos mbillet asnjë rrënjë kanabis në territorin e qarkut të Elbasanit
Drejtori i Policisë së Qarkut Elbasan, Altin Qato u shpreh se policia do të zhvillojë luftë pa kompromis kunder kultivimit dhe trafikimit te narkotikeve. ‘Gjate vitit 2017 u zbuluan 10 raste kultivimi te narkotikeve dhe Qarku Elbasan ka pasur nje sipërfaqe të paperfillshme te mbjelle me kanabis dhe se Elbasani është nje nga qarqet më pak i prekur nga kanalizimi” tha Qato.
Josif Shtëmbari, përfaqësues i DPP u shpreh se duhet tē shkëputemi njeherë e përgjithmonë nga fenomeni i kultivimit dhe trafikimit te bimeve narkotikeve. Ai tha se policia nuk do jetë e vetme në luftën kunder kultivimit dhe trafikimit te narkotikeve.
d.b/shqiptarja.com
Komente










