Task Forca/ Gjonaj: 6 drejtorë duhet të ikin nga puna, ndjekje penale për zyrtarët që abuzojnë me detyrën

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një konferencë për mediat mesditën e të shtunës, ka prezantuar rezultatet e kontrollit të Task-Forcës në institucionet shtetërore.

Gjonaj ka thënë se nga rezultatet e kontrolleve është dalë në përfundimin se 6 drejtorë nëpër rrethe duhet të largohen nga detyra.

Ministrja tha se ka probleme me regjistrimin e drejtuesve, certifikatat e pronësisë dhe vonesa të pajustifikueshme.

Si rezultat i një pune të koordinuar dhe me qytetarët, janë konstatuar nëpunës administrate me shkelje ligjore dhe administrative. Më lejoni që në cilësinë e kooridanatores antikorrupsion, kemi konstatuar se bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultete konkrete me ndëshkimin e nëpunësve, vetëm për periudhën Maj-Qeshor 2018, janë 172 masa displinore si dhe 28 largime nga detyra.

Nga kontrollet e ushturara janë depozituar 3 kallëzime penale ndaj 6 drejtuesish institucionesh.

Kallëzim penal për drejtorin e ALUIZIT në Sarandë.

Kallëzim penal për drejtorin e Hipotekës në Krujë.

Kallëzim penal ndaj drejtorit të Aluiznit, Vlorë dhe dy përgjegjës sektorësh.

Duke marrë shkas rëndësinë që ka për qytetarët shpreh bindjen që do të kemi hyrë një fazë të thelluar në luftën kundër korrupsionit. Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë korrupsion.

Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anisa: 08/07/2018 14:30

    Me drejtorin e paafte te Hipotekes ne Gjirokaster cfare do behet?

    Përgjigju
  • Hysa: 08/07/2018 13:22

    Z. Gjonaj heq qafe vetem kundershtaret e RAMES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja