Task Forca zbret në Tiranë për të ndërgjegjësuar qytetarët: Nuk ka dalë njeri për gjobë, ju këshillojmë të mbani maskën

TIRANË- Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga vendosja e maskës me detyrim, duket se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për ta mbajtur atë, kjo e reflektuar edhe nga gjobat e vendosura nga policia çdo ditë.

Për këtë arsye, Task Forca ndërinstitucionale ka zbritur në terren për të këshilluar qytetarët në rrugët më të populluara të Tiranës për të mbajtur maskën. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministrit Edi Rama, teksa ka bashkangjitur edhe një video.

"Nuk ka dalë njeri për gjobë, ju këshillojmë të mbani maskën"

"Mbuloni dhe pjesën e hundës", dëgjohen teksa këshillojnë anëtarët e Task Forcës.

"Task Forca ndërinstitucionale është në krye të detyrës për zbatimin e masave antiCOVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Ekipet e Task Forcës kanë vijuar edhe sot këshillimet për mbajtjen e maskës në rrugët më të populluara të Tiranës, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët", shkruan Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goni: 24/10/2020 15:01

    Sa qesharake. Leshojne policet javen e pare, bam, bam, bam gjoba dhe per te shtatat, nxjerrin grupe per ndergjegjesim???? Mire qe tall topet nje kryeminister injorant por ju gjoja zyrtaret edhe mund te beni punen e thoni ndal ketyre abuzimizmave. Ndergjegjsim ne Tirane. Mire. Po Shqiperia, Kalaja e Dodes, psh? Apo vari lesht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm