Taso: Piktura moderne e nevojshme
për të shprehur paqartësinë e artistit

Taso: Piktura moderne e nevojshme<br />për të shprehur paqartësinë e artistit
Rreth 40 punime të reja në vaj të piktorit Anastas Konstadini janë eskpozuar në Galerinë FAB në Universitetin e Arteve.

Pikturat variojnë në formate të mëdha. Ekspozita e Konstandinit që njihet nga të gjithë me emrin e artit Taso titullohet “Pasqyra e thyer”.

Kjo eskpozitë është kapitulli i tretë i një cikli mbi jetën në provincë.

Vetë piktori Taso ka preferuar që krijimtarinë e tij ta zhvilojë në provincë, në qytetin e vogël të Pogradecit

Kjo i përket ciklit, pjesës së tretë të një cikli pikturash. Të gjitha këto piktura përbëjnë një cikël rreth vendlindjes time. Përmes një mënyrë indirekte të të parit të gjërave. Ky është një qytet që është vetja ime, familja ime, që unë e shikoj në mënyrë indirekte përmes një pasqyre që është një dobësim i imi fizik dhe më ndalon të jem pjesë e plotë e atij realiteti” ka thënë autori.
 
Eskpozitë e Tasos do të qëndrojë deri më 20 prill e ccelur në Galerinë FAB.
 
Kjo ekspozitë sjell një këndvështrim të krisjes së objektit, ku Taso reflekton në telajo botën përreth.
 
Piktori krijon trille shumë tërheqëse dhe të vlerësuara nga artadashësit dhe kritika.

Nuk ka vlerësim më të madh sesa të vijnë gjithë këta miq këtu, kaq artëdashës, është një vlerësim për veprat e mia, kanë histori me pikturat e mia, kanë këmbyer veprat e artistëve të tjerë që më mbajnë nëpër shtëpitë e tyre. Unë ndjehem i shpërblyer, pastaj sa shteti merret me ne mua s’më intereson, por duhet ti interesojë shteti për të parë sesa shteti interesohet për shtetasit e vet” ka përfunduar ai.
 
Të gjitha objektet e përdorura në pikturat e Anastas Konstadnit krijojnë një lojë që kalon nëpërmjet filtrave gjeometrikë por që është gjithsesi e lexueshme nga publiku.
Metaforat piktorike të Tasos zakonisht janë të lexueshme nga publiku. 


ekspozita

ekspozita
Piktori Anastas Konstadini ( Taso )

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri