Tatim progresiv ose taksë fikse për profesionet e lira, Ibrahimaj: Ofrojnë shërbim dhe s’taksohen! Do ndryshojë tatimi i të ardhurave personale e i dividentit

Nga 1 qershori qeveria do të nisë prezantimin e ndryshimeve ligjore në Tatime, që për herë të parë prekin edhe profesionet e lira. Ministrja e Financave Delina Ibrahimi, shpjegoi me shembull rastet konkrete të përfitimit të tyre nga skema aktuale që i trajton profesionet e lira si biznese të vogla, pra që nuk paguajnë as TVSH dhe as tatim mbi fitimin.

 “Ka disa kategori profesionesh që përfitojnë nga eliminimi i taksave duke qenë të punësuar duke u regjistruar si biznese dhe duke ofruar shërbime për punëdhënësin. Përshembull, një avokat i punësuar, në një studio avokature paguan tatim mbi të ardhurat sipas porogresivitetit, ndërsa i njëjti profesion nëse hap një biznes dhe regjistrohet si person fizik dhe i ofron shërbime po të njëjtës kompani nuk paguan asnjë taksë. Ne synojmë që për këtë kategori të vendosim barazi në taksim", tha Ibrahimaj.

Por si do të taksohen profesionet e lira? Qeveria mendon që njëjtë si të punësuar e tjerë, edhe për këto prefesione tatimi të bëhet me fasha, por nuk përjashtohet as mundësi alternative që tarifa të jetë fikse për të gjithë profesionistët e lirë.

Pyetja: Si do bëhet taksimi i profesioneve të lira?

Ibrahimaj: Ka disa forma të parashikuara të taksimit të personave fizik që ligji i parashikon. Njëra formë është progresiviteti, dhe një formë tjetër është taksimi lump-sam, pra biznesi do të ketë mundësi të zgjedhë ndërmjet taksimit progresiv, apo në bazë të kategorisë së qarkullimit që gjeneron të ketë një tatim lump-sam, që është një risi që do të filloj më këtë ligj nëse do të miratohen me të gjitha elementet e tij.  Forma e taksimit ‘lump-sam’, që pritet të jetë pjesë e këtij ligji ka të bëjë me përcaktimin e një tarife fikse mbi të ardhurat që është shumë e lartë, dhe kjo metodë përdoret kryesisht për të thjeshtuar administrimin e ligjeve tatimore, si dhe për të shmangur ankesat e tatimpaguesve se barra tatimore është e rëndë.

Ndërkohë Ibrahimaj tha se ndryshimet ligjore që do hidhen për konsultim publik në qershor do të prekin edhe pika të tjera të taksimit të të punësuarve.

“Ka edhe elementë të rëndësishëm të cilët lidhen me detajimin më të mirë të të ardhurave personale, qoftë për dividendin, qoftë për interesat që përfitohen nga sistemi bankar. Do ketë disa element të shtuar në deklarimin individual të të ardhurave, të DIVA-s”, tha Ibrahimaj.

Aktualisht profesionistët e lirë të tillë si avokat, jurist, farmacist etj... trajtohet si biznes i vogël që përfitojnë nga rritja e pragut të TVSH-së dhe tatimit mbi fitimin, e për pasojë nuk paguajnë asnjë tatim, përveç tarifave vendore e sigurimeve shoqërore.

Ministria e Financave po punon për analizimin e të gjitha profesione që ofrojnë shërbime, për të bërë më pas edhe llogaritjet e numrit të qytetarëve që do ti nënshtrohen ligjit të ri të tatimit mbi të ardhurat.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)