Administrata tatimore ka publikuar listën e 13,778 subjekteve debitore ndaj të cilëve është vendosur barrë hipotekore dhe ndaj të cilëve ka nisur procesi i mbledhjes me forcë të borxhit financiar.
 
Kompanitë në fjalë nuk mund të bëjnë asnjë veprim me pronat e tyre deri në çastin që vendosin të shlyejnë borxhin tatimor. “Në këtë faqe​ është pasqyruar lista e tatimpaguesve me detyrime të papaguara në afat, ndaj të cilëve Administrata tatimore, në zbatim të nenit 91 të Ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 "Për Procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", ka vendosur marrjen e masave të sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe se ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre”, thekson Drejtoria e Përgjithëshme e Tatimeve.
 
Disa prej subjekteve rezultojnë debitorë që prej vitit 2009, për shuma të konsiderueshme detyrimesh. Njoftimi bëhet që personat e tretë të marrin dijeni për fillimin e këtyre procedurave dhe që organet apo institucionet të cilët kanë bëre regjistrime të pasurive të luajtshme apo të paluajtshme të tatimpaguesve debitorë, të regjistrojnë​ detyrimin tatimor të papaguar si barrë mbi këtë pasuri dhe të mos lejojnë kryerjen e transaksionev​e për transferimin e pasurive të tatimpaguesve debitorë, deri në momentin që detyrimi tatimor i papaguar të arkëtohet.
 
“Ky publikim bëhet që të njoftojë të gjitha palët që kanë interesa me këta tatimpagues. Me pagimin e plotë të detyrimit, të dhë​nat e subjektit fshihen nga kjo faqe”, thotë administrata tatimore.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)