Tatimet, debitorëve do u 
merret 50% e xhiros ditore

Tatimet, debitorëve do u <br />merret 50% e xhiros ditore
TIRANE- Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj i cili i jep të drejtë strukturave tatimore t’u marrin bizneseve debitore deri në 50% të xhiros ditore. Drafti, i shpërndarë për konsultim në ministritë e linjës përcakton se ky veprim mund të përsëritet çdo ditë nga tatimorët, ndërkohë që parashikon edhe gjoba deri në afërsisht 90 mijë dollarë për bizneset që nuk lëshojnë kuponë apo nuk kanë kasat në rregull. Një shkelje e tillë mund të shkojë edhe deri në sekuestrimin e mallrave që kanë në gjendje.

“Për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 10,000,000 (dhjetë milion) lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, rivlerësim tatimor i të gjithë mallrave gjendje dhe sekuestrim të mallrave gjendje, dhe gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për tatimpaguesit e tjerë, rivlerësim tatimor i të gjithë mallrave gjendje dhe sekuestrim të mallrave gjendje”, thekson projektligji i Ministrisë së Financave.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate