Tatimet forcojnë kontrollet për tregtinë, ndërtimin dhe hotelet, janë me risk evazioni të lartë
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se sipas analizës së fundit të sektorëve me risk, tregtia e ndërtimi por edhe shërbimet si hotele e restorante janë pjesë e listës dhe si rrjedhojë do të jenë subjekt i kontrolleve.
Ndërtime
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se sipas analizës së fundit të sektorëve me risk, tregtia e ndërtimi por edhe shërbimet si hotele e restorante janë pjesë e listës dhe si rrjedhojë do të jenë subjekt i kontrolleve.
DPT zhvilloi mbledhjen e 16-të, të Komitetit të Përmbushjes mbi “Analizën e përgjithshme të sektorëve me risk”, ku bëri të ditur këto të dhëna. Drejtoria e Menaxhimit të Riskut, analizoi të dhënat e nxjerra nga moduli i riskut dhe identifikoi sektorët më me risk, si tregtia, ndërtimi, shërbimet, minierat dhe guroret, si dhe hotelet dhe restorantet.
Administrata Tatimore do të vijojë kontrollet dhe veprimet e tjera të përcaktuara me ligj per këta sektorë. Ajo nxit tatimpaguesit të rrisin nivelin e pajtueshmërisë tatimore, si rruga më e mirë për të krijuar një partneritet të bazuar mbi besimin. Më herët, në analizën vjetore 2017, takimet kishin konstatuar se të gjashtë sektorët më riskozë për evazion fiskal rriten më tej ekspozimin për të fshehur pagesën e taksave dhe tatimeve më 2017 sipas një analize të posaçme që bëri Drejtoria e Përgjithshme e Tatimet.
Tatimet vunë në dukje se niveli i riskut për evazion u rrit me 53 % gjatë vitit 2017 në sektorët: Shitje me Shumicë, Hotele dhe Restorante, Shitje me Pakicë, Transport, Sporte aktivitete shlodhëse dhe argëtuese, Ushqim pije dhe duhan në degët e tatimeve në Durrës, Vlorë, Korçë, Shkodër, Sarandë, Lezhë, Gjirokastër dhe Berati.
Pikët e riskut për evazion u rriten më shumë në hotele dhe restorante me 129 për qind dhe më pas në sektorin e transportit me 77%. Në aktivitetet e transportit rreziku për evazion u rrit me 49%. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka analizuar 3,906 tatimpagues me 2017 dhe i ka krahasuar treguesit me periudhën maj 2016./Monitor
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4380
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë
21 Dhjetor 2024, 17:26
-
Masakra me 4 të vrarë/ RENEA mësyn Shkodrën, firmosen 5 urdhërarreste nga SPAK! Kontrolle në banesa! Safet Bajri merret në pyetje e lihet i lirë! Sekuestrohen armë e 5 mjete të blinduara
12 Dhjetor 2024, 09:29
-
Antikorrupsioni kalon në sitë sektorët më me risk, ekspertët: Kujdes me prokurimet, koncesionet dhe tatimet! (VIDEO)
10 Dhjetor 2024, 17:54
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni të dhënat e llogarive bankare
3 Dhjetor 2024, 14:45
-
Vlorë/ FNSH 'pritë' tek rrethrrotullimi i Skelës, ndalon makinat e luksit e me xhama të zinj! Kontrolle për persona të kërkuar apo me armë (VIDEO)
20 Nëntor 2024, 20:57
-
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
7 Nëntor 2024, 13:15
-
Qindra portale 'fantazmë' në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë! Duhet një regjistër me çdo të dhënë të tyre
6 Nëntor 2024, 15:29
-
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Nëndeklarimi të luftohet me politikë të fortë, jo me aksione të përkohshme! Të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore
28 Tetor 2024, 11:30
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor 2024, 10:46
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë, SPAK zhvillon kontrolle në Manzë
25 Shtator 2024, 15:43