Tatimet kontroll noterëve
Ja shkeljet fiskale
Administrata Tatimore ka zbuluar një seri shkeljesh ligjore të aplikuara nga noterët në respektimin e detyrimeve fiskale ndaj shtetit. Mungesë e kasës fiskale dhe deklarim xhirosh të reduktuara për të evituar TVSH-në janë vetëm disa nga rastet e evidentuara.
TIRANE - Bazuar në investigimet dhe analizat e shumta, lidhur me disa problematika të konstatuara në kohë, struktura të Administratës Tatimore kanë ushtruar kontrolle në disa zyra noterie në rrethe të ndryshme. Nga investigimet e bëra u konstatuan se:
Xhiroja e deklaruar ishte nën vlerën 8 milionë lekë në vit, pothuajse në të gjitha rastet e kontrolluara e për rrjedhojë nuk ishin të rregjistruar për Tatimin mbi Fitimin.
Pavarësisht se ishin të pajisur me kasë fiskale, ato nuk i përdornin rregullisht, nuk mbyllnin raportet ditore të kasave dhe për rrjedhojë nuk pasqyroheshin në librat e shitjes xhirot ditore.
Nga verifikimet e kryera me regjistrat e noterëve, rezultoi se kishte noterë që deklaronin shumë pak detyrime tatimore në raport me vëllimin e xhiros së realizuar.
Disa prej noterëve nuk kishin zbatuar detyrimin ligjor të përditësimit të adresave, të zhvillimit të veprimtarisë në QKR dhe për rrjedhim edhe në sistemin informatik tatimor.
Po kryhet verifikimi i deklarimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore për të punësuarit, pranë këtyre zyrave, pasi në rastet më të shumta janë deklaruar me pagën minimale prej 20 000 lekësh.
Në rastet kur ambjentet ishin marrë me qira, Administrata Tatimore konstatoi se në shumicën e rasteve nuk kishin zbatuar detyrimin ligjor të mbajtjes në burim të Tatimit mbi qeranë të përfituar nga qeradhënësi.
Mbështetur në konkluzionet e mësipërme, Administrata Tatimore po bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Noterisë për të patur në dispozicion të dhënat e regjistrave noterialë në lidhje me repertorin dhe koleksionin e çdo noteri që ushtron aktivitet në Republikën e Shqipërisë për një periudhë 5-vjeçare, në mënyrë që të bëhet një rivlerësim i të ardhurave dhe detyrimeve tatimore për të gjithë periudhën që parashikon ligji si dhe do të marrë të gjitha masat administrative dhe ligjore.
Tatimpaguesit me profesion noter bëjnë pjesë në grupin e profesioneve të lira, si avokatë, mjekë, dentistë etj, të cilët u përfshinë në skemën e TVSH-së vitin e kaluar në zbatim të VKM 1058 datë 21.10.2009, i ndryshuar. I gjithë ky grup tatimpaguesish të rinj në skemën e TVSH-së është nën kujdesin e Administratës Tatimore, për të dekurajuar tatimpagues të veçantë që kërkojnë të abuzojnë me ligjin për të mos deklaruar e paguar detyrimet e tyre tatimore.
(gk/im/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8153
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21