Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se Task Forca e Terrenit kontrolloi 12 tatimpagues që operojnë në Durrës, duke konstatuar 40 shkelje të legjislacionit tatimor.

Përmes një njoftimi, Tatimet bëjnë të ditur se nga verifikimi i të dhënave në vetëm një prej pajisjeve kompjuterike të sekuestruara u evidentuan rreth 540 mijë euro të ardhura të padeklaruara, për periudhën qershor–gusht 2026.

Ndër shkeljet e konstatuara ishin mos-lëshimi i faturës tatimore, mallra të padeklaruar, mallra pa faturë tatimore, mos-lëshili i autofaturës, mos-afishimi i listës së çmimeve, etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve:

Në kuadër të Planit Sektorial të Turizmit 2026, Task Forca e Terrenit kontrolloi 12 tatimpagues, duke konstatuar 40 shkelje të legjislacionit tatimor.

Nga verifikimi i të dhënave në vetëm një prej pajisjeve kompjuterike të sekuestruara u evidentuan rreth 540 mijë euro të ardhura të padeklaruara, për periudhën qershor–gusht 2026. Në vijim të kontrolleve, 3 subjekte kaluan në regjimin e TVSH-së.

Administrata Tatimore vijon kontrollet në terren për parandalimin e evazionit dhe formalizimin e aktivitetit ekonomik.

Administrata Tatimore u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të deklarojnë saktë të ardhurat për të shmangur pasojat administrative dhe penale.